Kush jemi ne

Kush jemi ne

Peaceful Change initiative – PCi (Nisma për ndryshim paqësor) është një organizatë jo-qeveritare e pavarur që punon për të ndihmuar shoqëritë të menaxhojnë ndryshime të shkallës të lartë në mënyra jo të dhunshme, përmes së cilave ndërtojnë mekanizma dhe marrëdhënie që mbështesin paqen afatgjate.

Ndryshimi ndodh në shoqëri çdo ditë dhe sjell në pah interesa, aspirata dhe perspektiva të ndryshme në lidhje me mënyrën “e duhur” ose “më të mirë” për të organizuar një shoqëri dhe për të ndarë resurset. Prandaj, ndryshimi, pothuajse në mënyrë të pashmangshme, çon në konflikt. Konflikti ndodh kur njerëzit kanë, ose mendojnë se kanë pozicione, interesa dhe nevoja të ndryshme ose të kundërta. Sidoqoftë, shoqëritë nuk mund të kenë gjithnjë mekanizma dhe marrëdhënie të qëndrueshme për zgjidhjen e konfliktit në mënyra që janë të pranueshme nga grupe të ndryshme të komunitetit. Proceset joadekuate të menaxhimit të ndryshimit brenda një shoqërie, mund të çojnë në pikën ku njerëzit braktisin mjetet paqësore për të ndjekur qëllimet e tyre dhe duke përdorur, në vend të kësaj, dhunën.

Puna e Peaceful Change initiative – PCi (Nisma për ndryshim paqësor) zvogëlon dhunën dhe u mundëson komuniteteve dhe shoqërive që të jenë në konflikt me njëra-tjetrën në mënyra që ruajnë dhe forcojnë marrëdhëniet shoqërore, si dhe nxisin zhvillim.

Misioni

Peaceful Change initiative – PCi (Nisma për ndryshim paqësor) punon për të ndërprerë ciklet e konflikteve të dhunshme dhe për të ndërtuar mekanizma dhe marrëdhënie që mbështesin paqen afatgjate.

Vizioni

Një botë ku shoqëritë që pësojnë ndryshime të mëdha menaxhojnë konfliktin pa dhunë përmes përfshirjes, dialogut dhe bashkëpunimit.

Vlerat tona

Puna jonë duhet të sjellë një ndryshim të vërtetë në jetëtt e njerëzve dhe komuniteteve të prekura nga konflikti i dhunshëm. Për komunitetet, partnerët, institucionet kombëtare dhe donatorët me të cilët ne punojmë, ne angazhohemi të punojmë në përputhje me vlerat e mëposhtme:

  • Integriteti: Ne ndërmarrim punë vetëm atëherë kur ato bazohen në analiza të thella dhe kur besojmë se kemi ekspertizën dhe kapacitetin për ta kryer atë punë. Ne komunikojmë hapur për punën tonë dhe mënyrën se si i shpenzojmë paratë në mënyrë që të jemi të përgjegjshëm para të gjithë partnerëve tanë.
  • Q ëndrueshmëria:  Ne punojmë gjatë të gjitha fazave të një konflikti. Në kulmin e situatave të dhunës, ne gjejmë mënyra për të punuar me një qasje të ndjeshme ndaj konfliktit që trajton nxitësit e pasigurisë dhe të konfliktit dhe që kontribuon që komunitetet të ndihen më të sigurta. Partneritetet forcojnë qëndrueshmërinë tonë.
  • Dhembshuria: Ne besojmë në rëndësinë e të dëgjuarit të mirëfilltë të tjetrit, përpjekjen për të kuptuar dhe menduar nga perspektiva e tjetrit, si dhe në bashkëpunim me tjetrin edhe kur nuk pajtohemi me ta. Ne e respektojmë dinjitetin e çdo personi dhe potencialin e tyre për të transformuar konfliktin.
  • Gjithpërfshirja: Ne veprojmë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme dhe punojmë për të bërë bashkë një gamë sa më të gjerë të palëve të nevojshme, që së bashku të zhvillojmë mekanizma më të mirë të menaxhimit të konfliktit. Ne punojmë për të përfshirë edhe ata akterë që zakonisht është më vështirë për t’iu qasur dhe për t’i bërë pjesë të bisedave për ndërtim të paqes.
  • Inovacioni: Ne punojmë për të mësuar, për të përmirësuar vazhdimisht metodologjitë tona dhe për të zhvilluar qasje kreative për ndërtim të paqes. Ne ndajmë mësimet tona me të tjerët, me shpresën se ajo ndihmon të tjerët të promovojnë ndryshime paqësore dhe siguron një platformë për ndërtuesit e paqes për të realizuar idetë e tyre.

Search Content