Lajmet: Të rejat nga programi

Partneri i PCi-së, Njerëzit në Nevojë (PiN) prezenton një konkurs për grante të vogla për komunitetet në Serbi dhe Kosovë

Organizata partnere PCI në projekin ALVED ka shpallur një konkurs për grante të vogla që ka për qëllim ti mbështes inicativat të cilat ndihmojnë në përballjen me pasojat e pandemisë Covid-19 në komunitet lokale,  gjithashtu tejkalimin e ndarjëve kombëtare.

Të gjitha detajet në lidhje me këto grante mund të gjenden përmes lidhjeve të mëposhtme të internetit: 

People in Need Kosovo website

People in Need Kosovo Facebook page

Afati i fundit për aplikim është me 31 janar, 2021.

PCi me partnerë punon për rritjen e angazhimit qytetar të pakicave etnike

PCi po punon në një partneritet në Kosovë dhe Serbi me organizatat People in Need, Gradjanske Inicijative, Peer Educators Network dhe Aktiv, në një projekt të ri dy-vjeçar “Fuqizimi i Zërave Vendorë për Zhvillim të Barabartë”, i njohur si projekti ALVED, i cili financohet nga Fondi Qeveritar i Britanisë së Madhe për Konflikt, Siguri dhe Stabilitetit (CSSF). Ky projekt punon me pakicat etnike në Kosovë dhe Serbi dhe synon përkrahjen e tyre duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të këtyre komuniteteve për të drejtat e tyre, duke angazhuar autoritetet e tyre komunale, si dhe duke zhvilluar qasje të reja për partneritet në angazhimin e komunitetit dhe ofrimin e shërbimeve komunale.