Lajmet: Të rejat nga programi

Përzgjidhen fituesit e granteve të vogla në kuadër të projektit tonë për Kosovë/Serbi

Organizata jonë partnere “People in Need” (PIN) në projektit tonë për Kosovë/Serbi ka krijuar një skemë të granteve të vogla për të mbështetur iniciativa të nivelit lokal, të bazuar në komunitet, me qëllim për të ndihmuar ballafaqimin me Covid-19 brenda shoqërisë, duke tejkaluar ndarjet etnike.

U pranuan më shumë se 100 aplikime, nga të cilat 12 organizata u përzgjodhën për mbështetje. Ato janë:

  1. Centar za aktivizam Vranje //Vranje & Bujanovac
  2. Centar za ravnomerni regionalni razvoj– CenTriR & Ruža Lebane //Lebane
  3. Education Code & Ana Morava //Gjilan/Gnjilane & Lipjan/Lipljan
  4. Primo la toleranza //Štrpce/Shtërpcë
  5. Qendra e Kujdesit Ditor “PEMA” //Gjilan/Gnjilane
  6. Qendra për jetë të pavarur //Peja/Peć
  7. Shoqata Beyond //Bujanovac
  8. Udruženje građanja Odbor za ljudska prava Vranje //Vranje & Bujanovac
  9. Udruženje Roditelja “Podrži me”, Sever //Leposavić/Leposaviq
  10. Udruženje Romkinja Bujanovac //Bujanovac
  11. YMCA Movement – Peja branch //Peja/Peć
  12. Youth Association for Human Rights //Lipjan/Lipljan

Në kuadër të projektit tonë për Kosovë/Sërbi, partneri ynë PIN do të hap së shpejti skema të ngjashme të granteve të vogla, duke ofruar më shumë mundësi për mbështetje, veçanërisht për ata që janë në një pozitë më të cenueshme në shoqëri.

Partneri i PCi-së, Njerëzit në Nevojë (PiN) prezenton një konkurs për grante të vogla për komunitetet në Serbi dhe Kosovë

Organizata partnere PCI në projekin ALVED ka shpallur një konkurs për grante të vogla që ka për qëllim ti mbështes inicativat të cilat ndihmojnë në përballjen me pasojat e pandemisë Covid-19 në komunitet lokale,  gjithashtu tejkalimin e ndarjëve kombëtare.

Të gjitha detajet në lidhje me këto grante mund të gjenden përmes lidhjeve të mëposhtme të internetit: 

People in Need Kosovo website

People in Need Kosovo Facebook page

Afati i fundit për aplikim është me 31 janar, 2021.

PCi me partnerë punon për rritjen e angazhimit qytetar të pakicave etnike

PCi po punon në një partneritet në Kosovë dhe Serbi me organizatat People in Need, Gradjanske Inicijative, Peer Educators Network dhe Aktiv, në një projekt të ri dy-vjeçar “Fuqizimi i Zërave Vendorë për Zhvillim të Barabartë”, i njohur si projekti ALVED, i cili financohet nga Fondi Qeveritar i Britanisë së Madhe për Konflikt, Siguri dhe Stabilitetit (CSSF). Ky projekt punon me pakicat etnike në Kosovë dhe Serbi dhe synon përkrahjen e tyre duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të këtyre komuniteteve për të drejtat e tyre, duke angazhuar autoritetet e tyre komunale, si dhe duke zhvilluar qasje të reja për partneritet në angazhimin e komunitetit dhe ofrimin e shërbimeve komunale.