Puna jonë

Puna jonë

Konteksti 

Ne punojmë në Evropë, me fokus në Ukrainë, Kaukaz të Jugut dhe Ballkan Perëndimor ku përpiqemi të ndërtojmë ura të reja dhe pika hyrëse në vendet që ballafaqohen me sfidat e konflikteve të zgjatura ashtu që njerëzit që jetojnë në shoqëri të ndara të krijojnë besim te njëri-tjetri dhe te institucionet.

Qytetarët e zakonshëm përjetojnë konflikt të zgjatur përmes:

  • Boshllëqeve të mëdha që krijohen nga perceptimet e kundërta tek njerëzit në dy anët e konfliktit, kështu duke i lënë të mbyllura hapësirat për diskutim të hapur dhe ndërtim të mirëkuptimit të dyanshëm;
  • Ndarjes së komuniteteve nga linjat e kontaktit të militarizuar, kështu duke vazhduar krijimin e ndjenjës së pasigurisë dhe zvogëlimin e mundësive që njerëzit të takohen, të udhëtojnë dhe të mbrojnë jetesën e tyre;
  • Numrit të madh të viktimave si pasojë e konfliktit të dhunshëm, përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit (Internally Displaced Persons – IDPs), refugjatët, familjet e viktimave të luftës dhe veteranët, shumica e të cilëve shpesh nuk janë plotësisht të integruar në shoqëri ose nuk kanë marrë mbështetje apo dëmshpërblim;
  • Sensit të gjerë të shfuqizimit të individit si pasojë e konkurrencës së fuqive të mëdha në rajon, e cila kontribuon në një distancim të qytetarëve nga pjesëmarrja politike.

Si veprojmë në nivel lokal?

Ndërtojmë shkathtësi në mes qeverive të gjata dhe shoqërisë civile në nivel të komuniteteve për të identifikuar nxitësit e konflikteve dhe për t’u marrë me konfliktet në një mënyrë pajtuese.

Si veprojmë në nivel kombëtar?

Angazhojmë vendimmarrësit në dialog për çështje që lidhen me konfliktin, duke ndarë me ta përvojën ndërkombëtare se si konflikti mund të menaxhohet në faza të ndryshme të përshkallëzimit të tij.

Si veprojmë në nivel ndërkombëtar?

  • Avokojmë për ndjeshmëri në konfliktit dhe integrim të qasjes së ndërtimit të paqes në programimin e akterëve ndërkombëtarë.
  • Ndajmë mësimet tona të bazuara në dëshmi nga përvoja jonë, mësime që mund të informojnë modelimin e qasjeve ndërkombëtare në rajon.

Search Content