Serbi-Kosovë: Zërat vendorë për zhvillim /Fuqizimi i Zërave Vendorë për Zhvillim të Barabartë (Projekti ALVED)

Ne punojmë për të fuqizuar zërat vendorë, veçanërisht ata të grupeve të margjinalizuara, në mbështetje të zhvillimit të barabartë. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë për të:

  • Siguruar që komunitetet jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë janë më të vetëdijshme dhe të afta të avokojnë për shërbimet komunale të cilat ju takojnë
  • Forcuar qasjet pjesëmarrëse për ofrimin e shërbimeve në nivelin lokal për të siguruar përfshirjen dhe partneritetin midis shoqërisë civile dhe komunave në Serbi dhe Kosovë
  • Bërë bashkë partnerë të mediave të reja dhe tradicionale në Serbi dhe Kosovë që të sfidojnë narrativat që krijojnë konflikte, si dhe për të shpërndarë mesazhe pozitive të paqes
  • Mundësuar bashkëpunim midis njerëzve të shquar nga Serbia dhe Kosova për të krijuar qasje strategjike për ndërtimin e tolerancës dhe luftimit të narrativave përçarëse.

Qasja jonë synon të sigurojë që qytetarët në Serbi dhe Kosovë të mund të jenë më empatik ndaj perspektivave të njëri-tjetrit, të luajnë rol më aktiv qytetar në shoqëri, si dhe të vlerësojnë diversitetin në mes vete.