PCi punon për të fuqizuar zërat vendorë, e veçanërisht zërat e grupeve të margjinalizuara, në mbështetje të zhvillimit të barabartë. Ne po punojmë me partnerët tanë, Aktiv, Civic Initiatives and Peer Educators Network – PEN për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë janë më të vetëdijshme dhe të afta të avokojnë për shërbimet komunale të cilat ju takojnë.
Si përgjigje ndaj situatës pandemike nga COVID-19, PCi përkrahu organizatën Aktiv për të krijuar një Grup Qytetarësh për Reagim të Shpejtë (RRCG), për t’u siguruar që komunitetet jo-shumicë në Kosovë kishin qasje të barabartë në informatat publike që synonin të informonin qytetarët që të parandalohej dhe zvogëlohej përhapja e virusit COVID-19.
Në video-storjen e parë të tyre, organizata Aktiv synon të përcjellë te shikuesit përpjekjet e Grupit Qytetar për Reagim të Shpejtë (RRCG), për të siguruar një qasje të barabartë në informacionin publik. Klikoni këtu për videon me titra anglisht.