Çmimi për Media i PCi-së në Kosovë dhe në Serbi: Hapet konkursi

Nisma për Ndryshim Paqësor (shkurt PCi, nga gjuha angleze Peaceful Change initiative), njofton se për të dytin vit radhazi, i bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, përfaqësuesve të mediave dhe të tjerëve, të ndajnë me ne storiet e tyre mbi bashkëjetesën shumetnike në Kosovë dhe Serbi. Ideja origjinale për Çmimin erdhi si rezultat i një sërë edicionesh të dialogut konsultativ të mediave, të cilat bënë bashkë mbi njëqind gazetarë, redaktorë dhe ekspertë të mediave më të rëndësishme nga Kosova dhe Serbia për të diskutuar se si mund të përmirësohet skena mediatike, veçanërisht kur raportohet për komunitetet e njëri-tjetrit.

Për vitin 2022, PCi ka dyfishuar çmimin e parë në të dyja kategoritë (formati audioviziv dhe i shkruar) në 2,000 euro dhe pret të marrë edhe më shumë aplikime këtë vit. Kemi shumë arsye të besojmë se ky do të bëhet një çmim tradicional vjetor.

Thirrja për aplikime është e hapur deri më 31 dhjetor 2022 dhe aplikimet do të vlerësohen nga një juri profesionale e cila do të përzgjedhë storiet dhe mediat fituese, pasi fituesit në të dyja kategoritë fitojnë po ashtu një çmim për median ku janë publikuar fillimisht.

Për informacion të detajuar rreth konkurrimit, ju lutemi klikoni në Termat e Referimit më poshtë, të disponueshme në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe.

Çmimi për Media ndahet vetëm për storiet e publikuara në periudhën 1 janar 2022 dhe 31 dhjetor 2022. Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në vegëzën e mëposhtme: https://forms.gle/3XWBbGFMMJqBtiw47. Afati i fundit për aplikim është data 31 dhjetor 2022.

Award Ceremony Media Award 2021 Serbia