Lufta në Ukrainë ngjall shqetësime për Ballkanin Perëndimor

PCi ju prezenton deklaratën e plotë të lëshuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistëve nga Serbia dhe Kosova që dënojnë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia për pasojat e mundshme të pushtimit rus të Ukrainës për Ballkanin Perëndimor

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka lëkundur rendin ndërkombëtar. Ballkani Perëndimor është veçanërisht i cenushëm karshi zhvillimeve globale që vënë në rrezik ligjin ndërkombëtar, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ne, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia, dënojmë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe u bëjmë thirrje qeverive tona që të rreshtohen me qendrimet e Bashkimit Evropian.

Për më tepër, ne i bëjmë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të ndryshojnë paradigmën e zgjerimit për të siguruar një qasje praktike dhe proaktive ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi që të mbështesë rajonin tonë për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Pasojat e shkeljeve të tilla të ligjit ndërkombëtar mund të jenë jashtëzakonisht destabilizuese për rajonin tonë. Agresoni i Rusisë ndaj Ukrainës përbën një moment përcaktues në histori; moment që kërkon një përgjigje të menjëhershme nga qeveritë tona dhe komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur sundimin e ligjit, rendin ndërkombëtar, solidaritetin dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor.

Situata aktuale rithekson rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë drejt sigurimit të paqes së qëndrueshme, prosperitetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Rrethanat e krijuara nga kjo situatë ofrojnë një mundësi për të reflektuar dhe ridizajnuar procesin e dialogut drejt një procesi gjithëpërfshirës që do të rezultonte në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe afatgjate. Në këtë aspekt, ne e shohim nevojën e veprimeve urgjente nga Bashkimi Evropian (BE) për të nxitur dhe mbështetur reforma thelbësore – veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit – në mënyrë që të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi është angazhuar në mënyrë aktive në proceset e ndërtimit të paqes gjatë viteve, duke përfaqësuar zërat e komunitetit dhe shqetësimet e përditshme të qytetarëve të cilat mbesin nën hijen e zhvillimeve politike. Në këtë kohë krize, ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të na mbështesë në dënimin e retorikës përçarëse, politikave autoritare dhe diskurseve populiste dhe nacionaliste që shërbejnë për të heshtur zërat kritikë dhe për të ngjall frikë dhe mosbesim mes komuniteteve.

Duke synuar uljen e përhapjes së dezinformatave që mund të shpien drejt përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit, ne gjithashtu i bëjmë thirrje përfaqësuesve të mediave që të angazhohen maksimalisht për raportim të drejtë dhe të paanshë.

Nënshkruesit:

  1. Aktiv
  2. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC), Mitrovica
  3. Balkans Policy Research Group (BPRG)
  4. Belgrade Centre for Security Policy (BCBP)
  5. Centre for Interdisciplinary Studies of the Balkans (CisBalk)
  6. Center for Peace and Tolerance (CPT), Gracanica
  7. Centre for Regionalism
  8. Civic Initiatives
  9. Democracy Plus (D+)
  10. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  11. Igor Novaković, Analyst, Belgrade
  12. Institute for Territorial Economic Development (InTER)
  13. Institute for European Affairs (IEA)
  14. Institute for Serbian and Albanian Coexistence
  15. Jelena Lončar, Academic, University of Belgrade 
  16. Kosovo Center for Security Studi (KCSS)
  17. Kosovo Law Institute (KLI)
  18. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  19. Milan Antonijević, Lawyer
  20. New Social initiative (NSI), Mitrovica
  21. Peer Educators Network (PEN), Prishtinë
  22. Rahim Salihi, civil society activist, Bujanovac.
  23. Radio KIM Media Group
  24. The Balkan Forum
  25. Valon Arifi, civil society activist
  26. Vjollca Krasniqi, Academic, University of Pristina
  27. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  28. Youth Initiative for Human Rights – Serbia
  29. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo