PCi po punon në një partneritet në Kosovë dhe Serbi me organizatat People in Need, Gradjanske Inicijative, Peer Educators Network dhe Aktiv, në një projekt të ri dy-vjeçar “Fuqizimi i Zërave Vendorë për Zhvillim të Barabartë”, i njohur si projekti ALVED, i cili financohet nga Fondi Qeveritar i Britanisë së Madhe për Konflikt, Siguri dhe Stabilitetit (CSSF). Ky projekt punon me pakicat etnike në Kosovë dhe Serbi dhe synon përkrahjen e tyre duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të këtyre komuniteteve për të drejtat e tyre, duke angazhuar autoritetet e tyre komunale, si dhe duke zhvilluar qasje të reja për partneritet në angazhimin e komunitetit dhe ofrimin e shërbimeve komunale.
PCi me partnerë punon për rritjen e angazhimit qytetar të pakicave etnike
27 April 2020