PCi prezenton deklaratën e përbashkët të lëshuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët nga Serbia dhe Kosova, të cilët parashtrojnë një sërë pikash që i përgjigjen kontekstit aktual të marrëdhënieve në rajon.
Deklaratë e Përbashkët e Pjesëtarëve të Shoqërisë Civile të Kosovës dhe Serbisë
Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.
Të shqetësuar se dialogu po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të rëndësishme si dobësimi i sundimit të ligjit, korrupsionit dhe sfidave që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.
Duke marrë parasysh se dallimet kontekstuale në lidhje me nivelet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës:
U bëjmë thirrje qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të:
- vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme;
- zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura;
- përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë;
- zotohen për transparencë dhe të sigurojnë pjesëmarrje qytetare;
- marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim;
- respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë; dhe,
- ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.
I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:
- mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi;
- pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;
- mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);
- angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve;
- nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.
Ne zotohemi të vazhdojmë:
- nxitjen e një debati thelbësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë;
- shkëmbimin në kohën e duhur të informatave rreth çështjeve, kontekstit dhe zhvillimeve në të dyja shoqëritë;
- reagime të përbashkëta për çështje që përkeqësojnë situatën në terren dhe kanë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve;
- përqëndrimin tonë në sfidat e vazhdueshme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhe apo janë margjinalizuar për shkak të çështjeve ose incidenteve aktuale;
- krijimin e një hapësire për udhëheqje proaktive të shoqërisë civile në krijimin e marrëdhënieve më të mira dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, dhe jetës së përditshme të qytetarëve;
- t’i marrim parasysh dallimet ndërmjet proceseve në Serbi dhe Kosovë dhe reagojmë në përputhje me ato procese duke kërkuar veprime në drejtimin e duhur;
- përfshirjen e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe mundësimin e përfshirjes së konsiderueshme për secilin dhe të gjithë.
Nënshkruesit:
- Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC), Mitrovicë Veriore
- Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
- Assist Kosovo Center – ASSIST, Prishtinë
- Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE) / Fondacija BFPE za odgovorno društvo
- Belgrade Centre for Security Policy
- Balkan Policy Research Group
- Crno-beli svet, Mitrovicë Veriore
- Center for Advocacy and Democratic Development (CADD)
- Center for Peace and Tolerance (CPT)
- Centar za regionalizam, Novi Sad
- Civic Initiatives, Beograd
- Council for Human Rights – Bujanovac
- Democracy Plus (D+)
- Drita Dibrani, Aktiviste e shoqërisë civile
- European Fund for Balkan
- Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
- HANDIKOS, Kosovë
- Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, Kosovë
- Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI)
- Institute for Territorial Economic Development (InTER)
- Jelena Lončar, Akademike nga Universiteti i Beogradit
- Kosovo Law Institute (KLI)
- Kosovo Center for Security Studies (KCSS)
- Kosovo Democratic Institute (KDI)
- Leadership and Development (LAD)
- Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
- Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
- NGO Advocacy for Society Development (AFSD)
- NVO “PLEJADA”, Prizren
- NVO Communication for the development of society CSD, Graçanicë
- NGO Aktiv
- New Social Initiative, Mitrovicë
- OJQ “Drugëza”
- OJQ “VISION 02”, Istog
- OJQ Aureola
- OJQ Qendra e Gruas “ATO”, Vushtrri
- OJQ Roma in Action, Gjakovë
- Open Society Foundation
- Rahim Salihi, Aktivist i shoqërisë civile
- The Balkan Forum
- Unioni i Punëtorëve Social të Kosovës
- Valon Arifi, Aktivist i shoqërisë civile
- Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës
- Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
- Xhejrane Lokaj, Aktiviste e shoqërisë civile
- Youth Initiative for Human Rights (YIHR), Kosovë
- Youth Initiative for Human Rights (YIHR), Beograd