Të dashur gazetarë, redaktorë, studentë të gazetarisë dhe dashamirës të shkrimit,

Ju ftojmë të shkruani storien tuaj për një pjesë të jetës që përshkruan një realitet, qoftë pozitiv apo sfidë, nga prizmi i multietnicitetit në Kosovë dhe Serbi. Çmimi për Media pranon aplikime deri më 31 dhjetor 2022, që do të thotë se ka tre muaj kohë për të hulumtuar dhe shkruar një histori që tregon se si bashkëjetojnë pjesëtarët e kombeve të ndryshme në Serbi apo Kosovë.

Për vitin 2022, PCi ka dyfishuar çmimin e parë në të dyja kategoritë (formati audioviziv dhe i shkruar) në 2,000 euro dhe mirëpret aplikimet tuaja.

Nëse keni një storie që është shkruar në të kaluarën, në çdo kohë gjatë periudhës ndërmjet 1 janarit 2022 dhe 31 dhjetorit 2022, ju keni të drejtë të aplikoni për Çmimin për Media 2.

Një nga kriteret kryesore për pranueshmëri është që këto storie duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe ose serbe dhe duhet të jenë botuar më ose para datës 31 dhjetor 2022 (data më e hershme e publikimit duhet të jetë: 1 janar 2022).

Për informacione të tjera në lidhje me kriteret e Çmimit për Media, ju lutemi t’i referoheni dokumenteve më poshtë. Thirrja për aplikim është në dispozicion në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe.

Aplikimet pranohen online përmes formularit Google Form në dispozicion këtu: https://forms.gle/SHBtT7pVmm2unyZd8

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni me email në: media.award@peacefulchange.org.

Me fat!

Ekipi i Peaceful Change Initiative (PCi).