Hulumtim rreth pozitës së komunitetit serb në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë

Iniciativa për Ndryshime Paqësore prezanton një hulumtim i realizuar si pjesë e projektit “Nga sfidat e përbashkëta në zgjidhjet e përbashkëta” rreth pozitës së komunitetit serb në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, i cili u zbatua bashkërisht nga Qendra për Demokraci dhe Arsim – Lugina nga Bujanoci dhe OJQ Aktiv nga Mitrovica veriore.

Hulumtimi synoi të eksploronte sfidat kryesore me të cilat përballen këto komunitete në lidhje me vendosjen e bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe qendrore, perspektivat e të rinjve, lirinë e lëvizjes dhe përdorimin e gjuhës. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se këto dy komunitete ndajnë probleme shumë të ngjashme jetësore – papunësia, paqëndrueshmëria ekonomike, migrimi, mosbesimi në institucione.

Hulumtimi tregoi se mosnjohja e diplomave të marra në Kosovë është problemi më i madh për shqiptarët nga jugu i Serbisë, ndërsa shumica dërrmuese e serbëve nga Kosova përmendin si problemin më të madh sigurinë, ndërsa të dy komunitetet janë të pakënaqur me nivelin e reagimit institucional ndaj nevojave të tyre.

Duke marrë parasysh shqetësimet dhe problemet e përbashkëta, konkluzioni kryesor është, se është e nevojshme të lidhet më tej komuniteti shqiptar nga jugu i Serbisë dhe ai serb nga veriu i Kosovës, me qëllim të krijimit të mekanizmat të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në të ardhmen.

Ju mund ta shikoni hulumtimin në më shumë detaje dhe ta shkarkoni këtu: