Rast studimor: shtetësia, integrimi dhe regjistrimi i popullsisë në Serbinë jugore

Billboard south serbia case study

Në këtë rast studimor analizohet mbështetja e dhënë nga Peaceful Change initiative -PCi (Nisma për ndryshim paqësor) për një aleancë të organizatave lokale në jug të Serbisë, e cila kreu një Iniciativë që kishte për synim rritjen e pjesëmarrjes së pakicës shqiptare të vendit në regjistrimin shtetëror të popullsisë të vitit 2022.

Me këtë rast studimor synohet të kontekstualizohet kjo Iniciativë në kuadër të një vizioni më të gjerë për ndërtimin e paqes në Kosovë dhe në Serbi, aty përshkruhen fushat specifike ku është bërë përpjekje të arrihen këto ndryshime, si dhe të analizohen kushtet sociale dhe politike të pasregjistrimit të popullsisë në mënyrë që të nxirren përfundime në lidhje me ndikimin e saj më të gjerë në marrëdhëniet ndërmjet individëve, institucioneve dhe komuniteteve.

Rasti studimor prezanton mësimin e nxjerrë nga aleanca lokale jo formale në lidhje me faktorët kyç për suksesin e ardhshëm të aktiviteteve të tilla. Përveç kësaj, aty ku është e mundur, me këtë studimi synohet të nxirren mësime për ndërhyrje të ngjashme në rajon, dhe sidomos për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Kosovë, fillimisht i planifikuar për vitin 2023. Mësimi nga iniciativa nxjerr në pah konkluzionet e mëposhtme:

  1. Në zonat që kanë qenë të prekura nga konflikti, ato të margjinalizuara ose që i janë nënshtruar abstenimit në aktivitetet e pjesëmarrjes qytetare ose politike, çdo mangësi në organizimin e këtyre proceseve mund të shihet si një përpjekje e qëllimshme për margjinalizimin ose diskriminimin. Duhet të bëhen përpjekje specifike për të siguruar disponueshmërinë dhe qartësinë e informatave, shtrirjen proaktive dhe përpjekjet e synuara për përfshirje.
  2. Organizatat me përvojë të dorës së parë të punës për të përfshirë pakicat dhe grupet e margjinalizuara në aktivitetet e pjesëmarrjes qytetare dhe politike janë burim i paçmuar mësimi dhe duhet të përfshihen për të informuar përkitazi me planifikimin e aktiviteteve të ngjashme.
  3. Udhëheqja politike ishte faktor shumë i rëndësishëm në shmangien e kërcënimit me abstenim. Gjestet e mirëbesimit nga figurat politike dhe angazhimi i hisedarëve ndërkombëtarë, mund të luajnë secili rol kyç për të kontribuar për një mjedis ku ka besim.
  4. Organizatat e shoqërisë civile mund të luajnë rol kyç për të mundësuar angazhimin e grupeve të margjinalizuara dhe të atyre të pakicave, veçanërisht kur ato kanë lidhje të mëparshme me këtë pjesë të popullsisë.
  5. Duke marrë pjesë në një aktivitet të tillë si regjistrimi të popullsisë, komunitetet pakicë po demonstrojnë një ndjenjë të angazhimit qytetar dhe të përkatësisë lokale që duhet të promovohet nga institucionet dhe komuniteti shumicë në tërësi.

Më hollësisht mund të lexoni dhe shkarkoni analizën këtu:

Shqip

Srpski

English