PCi së bashku me partnerët është duke punuar, ndër të tjera, për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë të kenë qasje më të mirë në informacionetpër COVID-19. Qëllimi i projektit ALVED (Fuqizimi i Zërave Vendorë për Zhvillim të Barabartë) është fuqizimi i qytetarëve në Kosovë dhe Serbi për të avokuar për shpërndarje efektive dhe të barabartë të shërbimeve publike në vendet ku jetojnë, si dhe për një përfshirje më të madhe të komuniteteve jo-shumicë në vendimmarrje lokale. Projekti ALVED financohet nga Fondi për Konfliktit, Stabilitetit dhe Siguri (CSSF) i Qeverisë së Britanisë së Madhe, ndërsa implementohet nga një rrjet i pesë organizatave, duke përfshirë Peer Educators Network – PEN nga Kosova, të cilët punojnë aktivisht për të sjellë ndryshime shoqërore përmes punës në komunitet të udhëhequr nga rinia. Me video-kastin (video-cast) e tyre të parë të publikuar si pjesë e projektit ALVED, PEN-i po ofron informata në lidhje me efektet e pandemisë në shëndetin mendor, si dhe disa këshilla se si të përballemi me këtë situatë. Videoja është në dispozicion në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, dhe është shpërndarë përmes mediave sociale nga një rrjet i organizatave që punojnë me grupe të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë komunitetet jo-shumicë.