Posted on July 2, 2020 by Alex Williams - Uncategorized
PCi punon për të fuqizuar zërat vendorë, e veçanërisht zërat e grupeve të margjinalizuara, në mbështetje të zhvillimit të barabartë. Ne po punojmë me partnerët tanë, Aktiv, Civic Initiatives and Peer Educators Network – PEN për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë janë më të vetëdijshme dhe të afta të avokojnë për shërbimet komunale të cilat ju takojnë.
Si përgjigje ndaj situatës pandemike nga COVID-19, PCi përkrahu organizatën Aktiv për të krijuar një Grup Qytetarësh për Reagim të Shpejtë (RRCG), për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Kosovë kishin qasje të barabartë në informatat publike që synonin të informonin qytetarët që të parandalohej dhe zvogëlohej përhapja e virusit COVID-19.
Në video-storjen e parë të tyre, organizata Aktiv synon të përcjellë te shikuesit përpjekjet e Grupit Qytetar për Reagim të Shpejtë (RRCG), për të siguruar një qasje të barabartë në informacionin publik. Klikoni këtu për videon me titra anglisht.
Posted on August 19, 2020 by Alex Williams - Uncategorized
PCi së bashku me partnerët është duke punuar, ndër të tjera, për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë të kenë qasje më të mirë në informacionetpër COVID-19. Qëllimi i projektit ALVED (Fuqizimi i Zërave Vendorë për Zhvillim të Barabartë) është fuqizimi i qytetarëve në Kosovë dhe Serbi për të avokuar për shpërndarje efektive dhe të barabartë të shërbimeve publike në vendet ku jetojnë, si dhe për një përfshirje më të madhe të komuniteteve jo-shumicë në vendimmarrje lokale. Projekti ALVED financohet nga Fondi për Konfliktit, Stabilitetit dhe Siguri (CSSF) i Qeverisë së Britanisë së Madhe, ndërsa implementohet nga një rrjet i pesë organizatave, duke përfshirë Peer Educators Network – PEN nga Kosova, të cilët punojnë aktivisht për të sjellë ndryshime shoqërore përmes punës në komunitet të udhëhequr nga rinia. Me video-kastin (video-cast) e tyre të parë të publikuar si pjesë e projektit ALVED, PEN-i po ofron informata në lidhje me efektet e pandemisë në shëndetin mendor, si dhe disa këshilla se si të përballemi me këtë situatë. Videoja është në dispozicion në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, dhe është shpërndarë përmes mediave sociale nga një rrjet i organizatave që punojnë me grupe të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë komunitetet jo-shumicë.
Organizata partnere PCI në projekin ALVED ka shpallur një konkurs për grante të vogla që ka për qëllim ti mbështes inicativat të cilat ndihmojnë në përballjen me pasojat e pandemisë Covid-19 në komunitet lokale, gjithashtu tejkalimin e ndarjëve kombëtare.
Të gjitha detajet në lidhje me këto grante mund të gjenden përmes lidhjeve të mëposhtme të internetit:
PCi po punon në një partneritet në Kosovë dhe Serbi me organizatat People in Need, Gradjanske Inicijative, Peer Educators Network dhe Aktiv, në një projekt të ri dy-vjeçar “Fuqizimi i Zërave Vendorë për Zhvillim të Barabartë”, i njohur si projekti ALVED, i cili financohet nga Fondi Qeveritar i Britanisë së Madhe për Konflikt, Siguri dhe Stabilitetit (CSSF). Ky projekt punon me pakicat etnike në Kosovë dhe Serbi dhe synon përkrahjen e tyre duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të këtyre komuniteteve për të drejtat e tyre, duke angazhuar autoritetet e tyre komunale, si dhe duke zhvilluar qasje të reja për partneritet në angazhimin e komunitetit dhe ofrimin e shërbimeve komunale.
PCi punon për të fuqizuar zërat vendorë, e veçanërisht zërat e grupeve të margjinalizuara, në mbështetje të zhvillimit të barabartë. Ne po punojmë me partnerët tanë, Aktiv, Civic Initiatives and Peer Educators Network – PEN për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë janë më të vetëdijshme dhe të afta të avokojnë për shërbimet komunale të cilat ju takojnë.
Si përgjigje ndaj situatës pandemike nga COVID-19, PCi përkrahu organizatën Aktiv për të krijuar një Grup Qytetarësh për Reagim të Shpejtë (RRCG), për t’u siguruar që komunitetet jo-shumicë në Kosovë kishin qasje të barabartë në informatat publike që synonin të informonin qytetarët që të parandalohej dhe zvogëlohej përhapja e virusit COVID-19.
Në video-storjen e parë të tyre, organizata Aktiv synon të përcjellë te shikuesit përpjekjet e Grupit Qytetar për Reagim të Shpejtë (RRCG), për të siguruar një qasje të barabartë në informacionin publik. Klikoni këtu për videon me titra anglisht.
PCi së bashku me partnerët është duke punuar, ndër të tjera, për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë të kenë qasje më të mirë në informacionetpër COVID-19. Qëllimi i projektit ALVED (Fuqizimi i Zërave Vendorë për Zhvillim të Barabartë) është fuqizimi i qytetarëve në Kosovë dhe Serbi për të avokuar për shpërndarje efektive dhe të barabartë të shërbimeve publike në vendet ku jetojnë, si dhe për një përfshirje më të madhe të komuniteteve jo-shumicë në vendimmarrje lokale.
Projekti ALVED financohet nga Fondi për Konfliktit, Stabilitetit dhe Siguri (CSSF) i Qeverisë së Britanisë së Madhe, ndërsa implementohet nga një rrjet i pesë organizatave, duke përfshirë Peer Educators Network – PEN nga Kosova, të cilët punojnë aktivisht për të sjellë ndryshime shoqërore përmes punës në komunitet të udhëhequr nga rinia. Me video-kastin (video-cast) e tyre të parë të publikuar si pjesë e projektit ALVED, PEN-i po ofron informata në lidhje me efektet e pandemisë në shëndetin mendor, si dhe disa këshilla se si të përballemi me këtë situatë. Videoja është në dispozicion në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, dhe është shpërndarë përmes mediave sociale nga një rrjet i organizatave që punojnë me grupe të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë komunitetet jo-shumicë.
Cookie Notice We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you accept our use of cookies.Accept & ClosePrivacy policy