Posted on March 27, 2024 by Camille Thirot - Uncategorized
Në këtë rast studimor analizohet mbështetja e dhënë nga Peaceful Change initiative -PCi (Nisma për ndryshim paqësor) për një aleancë të organizatave lokale në jug të Serbisë, e cila kreu një Iniciativë që kishte për synim rritjen e pjesëmarrjes së pakicës shqiptare të vendit në regjistrimin shtetëror të popullsisë të vitit 2022.
Me këtë rast studimor synohet të kontekstualizohet kjo Iniciativë në kuadër të një vizioni më të gjerë për ndërtimin e paqes në Kosovë dhe në Serbi, aty përshkruhen fushat specifike ku është bërë përpjekje të arrihen këto ndryshime, si dhe të analizohen kushtet sociale dhe politike të pasregjistrimit të popullsisë në mënyrë që të nxirren përfundime në lidhje me ndikimin e saj më të gjerë në marrëdhëniet ndërmjet individëve, institucioneve dhe komuniteteve.
Rasti studimor prezanton mësimin e nxjerrë nga aleanca lokale jo formale në lidhje me faktorët kyç për suksesin e ardhshëm të aktiviteteve të tilla. Përveç kësaj, aty ku është e mundur, me këtë studimi synohet të nxirren mësime për ndërhyrje të ngjashme në rajon, dhe sidomos për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Kosovë, fillimisht i planifikuar për vitin 2023. Mësimi nga iniciativa nxjerr në pah konkluzionet e mëposhtme:
- Në zonat që kanë qenë të prekura nga konflikti, ato të margjinalizuara ose që i janë nënshtruar abstenimit në aktivitetet e pjesëmarrjes qytetare ose politike, çdo mangësi në organizimin e këtyre proceseve mund të shihet si një përpjekje e qëllimshme për margjinalizimin ose diskriminimin. Duhet të bëhen përpjekje specifike për të siguruar disponueshmërinë dhe qartësinë e informatave, shtrirjen proaktive dhe përpjekjet e synuara për përfshirje.
- Organizatat me përvojë të dorës së parë të punës për të përfshirë pakicat dhe grupet e margjinalizuara në aktivitetet e pjesëmarrjes qytetare dhe politike janë burim i paçmuar mësimi dhe duhet të përfshihen për të informuar përkitazi me planifikimin e aktiviteteve të ngjashme.
- Udhëheqja politike ishte faktor shumë i rëndësishëm në shmangien e kërcënimit me abstenim. Gjestet e mirëbesimit nga figurat politike dhe angazhimi i hisedarëve ndërkombëtarë, mund të luajnë secili rol kyç për të kontribuar për një mjedis ku ka besim.
- Organizatat e shoqërisë civile mund të luajnë rol kyç për të mundësuar angazhimin e grupeve të margjinalizuara dhe të atyre të pakicave, veçanërisht kur ato kanë lidhje të mëparshme me këtë pjesë të popullsisë.
- Duke marrë pjesë në një aktivitet të tillë si regjistrimi të popullsisë, komunitetet pakicë po demonstrojnë një ndjenjë të angazhimit qytetar dhe të përkatësisë lokale që duhet të promovohet nga institucionet dhe komuniteti shumicë në tërësi.
Më hollësisht mund të lexoni dhe shkarkoni analizën këtu:
Shqip
Srpski
English
Posted on November 2, 2023 by Camille Thirot - Uncategorized
PCi prezanton një dokument politikash rreth bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës me bazë gjinore. Ky dokument fokusohet në bashkëpunimin ndërmjet katër komunave fqinje – dy në Kosovë, dy në Serbi – të cilat ndodhen në rrugët kyçe të migrimit dhe kontrabandës, plus rëndësinë e Ballkanit Perëndimor përsa i përket modeleve të migrimit dhe rolit të komunave si zona transite.
Dokumentet e politikave synojnë të shpjegojnë dhe krahasojnë sistemet juridike në Kosovë dhe Serbi, si dhe adresojnë zbrazëtirat ekzistuese në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve në Kosovë dhe Serbi. Dokumenti përmban rekomandime të ndryshme për autoritetet vendore për adoptimin e praktikave më të mira. Ky dokument gjithashtu eksploron kompleksitetin e dhunës me bazë gjinore dhe sfidat ligjore që lidhen me trajtimin e problemeve të dhunës në familje.
Ju mund ta shikoni document në më shumë detaje dhe ta shkarkoni këtu
Posted on March 1, 2023 by Camille Thirot - Uncategorized
Projekti i PCi-t për Ballkanin Perëndimor “Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë” – ALVED, ka organizuar një seri Dialogjesh Konsultative të Mediave (Media Consultation Dialogues) gjatë së cilave janë bërë bashkë shumë profesionistë të medias nga Serbia dhe Kosova për të diskutuar dhe reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar skenën mediatike, për të reduktuar narrativat përçarëse, dhe për të rritur bashkëpunimin ndërmjet gazetarëve dhe mediave përtej ndarjeve etnike. Dialogjet kanë përfshirë tema të tilla si puna e organeve rregullatore të medias; rëndësia e mediave lokale; qëndrueshmëria e medias së pavarur; rrënjët dhe shkaqet e rrëfimeve përçarëse si dhe pse mungon empatia për “tjetrin”.
One of the Media Consultation Dialogues focused on “Women in the Newsroom” and looked at the positioning of women in media and the level of (in)equality with their male colleagues and the ways this affects the way that women are represented in the media. A comprehensive questionnaire was sent out to close to a thousand media professionals in both Kosovo and Serbia and PCi is proud to present the results of this study together with a set of recommendations on how these worrying findings can be addressed.
Në vitin 2023 është e papranueshme të kuptohet se një në tre gra që punon në mediat serbe dhe një në katër në mediat kosovare kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale. Ose gjetja se rreth 30% e grave që punojnë në mediat kosovare dhe serbe janë diskriminuar për shkak të moshës apo pamjes së tyre. Fakti që shtatë nga dhjetë gra po mendojnë të ndryshojnë punë dhe profesion nga media, sigurisht që nuk është rezultat i statusit të kënaqshëm të grave në mediat kosovare dhe serbe. Për informata tjera të hollësishme mund t’i referoheni raportit.
Raporti i publikuar është i qasshëm përmes linqeve më poshtë.
Raporti i Serbisë në gjuhën serbe
Raporti i Serbisë në gjuhën shqipe
Raporti i Serbisë në gjuhën angleze
Raporti i Kosovës në gjuhën shqipe
Raporti i Kosovës në gjuhën serbe
Raporti i Kosovës në gjuhën angleze