Regjioni: Serbia

Lëvizja nga marrëveshja(et) në paqe

Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) nga Kosova dhe Serbia deklarohen së bashku në theksimin e rëndësisë së ndërtimit të vullnetit të mirë dhe besimit në mënyrë që të mundësohen marrëveshje politike të cilat realizohen dhe kanë përfitime për shoqëritë e tyre.

E ashtuquajtura status quo po i çon komunitetet në kurs përplasjeje, duke i thelluar ndarjet dhe rrënjosur mjerimin. Njerëzit nuk e dinë se ku janë, e as se çfarë mund të presin për shoqëritë e tyre. Të vetmet gjëra të parashikueshme janë frustrimi dhe zhgënjimi.

Narrativa për diplomacinë shtrënguese – se marrëveshja po na imponohet – vetëm se e minon ndjenjën se zbatimi i saj do të ndodhë me mirëbesim. Ka nevojë që të mund të besojmë se hisedarët janë të përkushtuar ndaj procesit të tyre për arsyet e duhura. Ata duhet t’i mbrojnë zotimet që ata marrin përsipër në emrin tonë.

Dykuptimësia më nuk mund të jetë konstruktive. Pasiguria shkakton pasiguri. Njerëzit nuk e dinë se si kalimi në fazën tjetër do të ndikojë në nevojat e tyre të përditshme konkrete, përfshirë implikimet për vendet e tyre të punës dhe qasjen në shërbime. Kjo nuk është më thjesht çështje e transparencës. Vendim-marrësit duhet të jenë proaktivë në adresimin e brengave legjitime të qytetarëve, e në të njëjtën kohë ta vënë theksin në përfitimet që mund dhe duhet të mos lëshohen nga dora.

Çfarëdo marrëveshje duhet që po ashtu të mbështetet nga garanci specifike. Për të krijuar siguri në dhe për të ardhmen, hapat e bërë përpara duhet të jenë të pakthyeshëm. Duhet  të pushojmë së jetuari në cikël integrimi dhe dezintegrimi. Njerëzit duhet të kenë besim që të investojnë në veten dhe karrierën e tyre, dhe në fund në komunitetet e tyre.

Shumë njerëz tashmë mendojnë se sistemi nuk po punon për ta. Reformat që i trajtojnë nevojat qenësore, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e një sistemi gjyqësor efektiv, nuk po mund të adresohen në mënyrë efektive. Zërat qytetarë nuk janë aq të fortë sa do të duhej të jenë në politikat publike, dhe mundësia për të ndërtuar aleanca qytetare është e cenueshme. Çështjet që e shqetësojnë publikun janë të politizuara në atë mënyrë që nuk mund të ngriten nga shoqëria civile.

Narrativat në radhët e politikanëve dhe në media shumë shpesh e vënë theksin tek dallimi dhe ndarja. Rezultati konkret i kësaj është migrimi jashtë vendit, duke i varfëruar edhe më tej shoqëritë tona pikërisht nga kapitali njerëzor nga i cili ne varemi. Në vend të kësaj, duam të jetojmë në shoqëritë që e lartësojnë diversitetin dhe e shohin atë si një anë të fortë. Besimi ndërmjet njerëzve është kusht i domosdoshëm për të kaluar matanë pengesave që komunitetet tona janë duke i përjetuar prej shumë vitesh.

Ndonëse integrimi në hapësirën evropiane do t’i largojë disa nga përçarjet që i shohim sot, reforma duhet të vijojë si qëllim në vete, e jo thjesht si mjet për të hyrë në BE. Dialogu si i tillë është pjesë qenësore, por e pamjaftueshme e këtij rrugëtimi. Ai duhet të plotësohet nga procese përplotësuese që i transformojnë marrëdhëniet brenda komuniteteve dhe ndërmjet tyre, si dhe i hedhin themelet për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Pa këtë, ne rrezikojmë t’i përsërisim gabimet dhe mundësitë e humbura të dekadës së kaluar dhe më shumë.

Nënshkruesit

  1. Aktiv
  2. Centre for Peace and Tolerance (CPT)
  3. Community Building Mitrovica (CBM)
  4. Center for Democracy and Education – Lugina, Bujanovac
  5. Livrit Creative Center, Presevo
  6. Lugina Lajm Portal – Bujanovac
  7. Local Peace, Leposvic
  8. Media Centar, Caglavica
  9. New Social Initiative (NSI)
  10. Radio Peja
  11. Radio Gorazdevac
  12. Radio Astra, Prizren
  13. Professor Vjollca Krasniqi, University of Prishtina
  14. TV Prizreni
  15. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  16. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) – Kosovo
  17. Youth Initative for Human Rights (YIHR) – Serbia

Adresimi i situatës pandemike – Dëgjimi i Zërave të Vendit

PCi punon për të fuqizuar zërat vendorë, e veçanërisht zërat e grupeve të margjinalizuara, në mbështetje të zhvillimit të barabartë. Ne po punojmë me partnerët tanë, AktivCivic Initiatives and Peer Educators Network – PEN për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë janë më të vetëdijshme dhe të afta të avokojnë për shërbimet komunale të cilat ju takojnë.

Si përgjigje ndaj situatës pandemike nga COVID-19, PCi përkrahu organizatën Aktiv për të krijuar një Grup Qytetarësh për Reagim të Shpejtë (RRCG), për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Kosovë kishin qasje të barabartë në informatat publike që synonin të informonin qytetarët që të parandalohej dhe zvogëlohej përhapja e virusit COVID-19.

Në video-storjen e parë të tyre, organizata Aktiv synon të përcjellë te shikuesit përpjekjet e Grupit Qytetar për Reagim të Shpejtë (RRCG), për të siguruar një qasje të barabartë në informacionin publik. Klikoni këtu për videon me titra anglisht.

Përmirësimi i qasjes në informacionet për shëndetin mendor në Kosovë

PCi së bashku me partnerët është duke punuar, ndër të tjera, për të siguruar që komunitetet jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë të kenë qasje më të mirë në informacionetpër COVID-19. Qëllimi i projektit ALVED (Fuqizimi i Zërave Vendorë për Zhvillim të Barabartë) është fuqizimi i qytetarëve në Kosovë dhe Serbi për të avokuar për shpërndarje efektive dhe të barabartë të shërbimeve publike në vendet ku jetojnë, si dhe për një përfshirje më të madhe të komuniteteve jo-shumicë në vendimmarrje lokale. Projekti ALVED financohet nga Fondi për Konfliktit, Stabilitetit dhe Siguri (CSSF) i Qeverisë së Britanisë së Madhe, ndërsa implementohet nga një rrjet i pesë organizatave, duke përfshirë Peer Educators Network – PEN nga Kosova, të cilët punojnë aktivisht për të sjellë ndryshime shoqërore përmes punës në komunitet të udhëhequr nga rinia. Me video-kastin (video-cast) e tyre të parë të publikuar si pjesë e projektit ALVED, PEN-i po ofron informata në lidhje me efektet e pandemisë në shëndetin mendor, si dhe disa këshilla se si të përballemi me këtë situatë. Videoja është në dispozicion në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, dhe është shpërndarë përmes mediave sociale nga një rrjet i organizatave që punojnë me grupe të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë komunitetet jo-shumicë.

Zërat e grave për paqe në Serbi dhe në Kosovë

Zërat e grave

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shoqëria civile nga Kosova dhe Serbia janë bashkuar në thirrjet e tyre për pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e normalizimit. Nënshkruesit gjithashtu shprehën shqetësimet e tyre për dështimin e përfshirjes së konsideratave specifike gjinore në marrëveshjet e ndryshme të dialogut dhe, në veçanti, në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, këtë 8 Mars, ne të poshtë-nënshkruarit bëjmë thirrje që më shumë zëra të grave të përfshihen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të KB-ve në mënyrë specifike e njeh dhe e pranon rolin jetik që luajnë gratë në promovimin e paqes. Për më tepër, Rezoluta 1325 po ashtu bën thirrje për pjesëmarrje të barabartë të grave në proceset e ndërtimit të paqes.

Një studim global mbi Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB-ve gjeti se pjesëmarrja e grave çoi në rritje deri në 20% të mundësisë që një marrëveshje e paqes të zgjasë dy vjet dhe në rritje deri në 35% të mundësisë që ajo marrëveshje të zgjasë pesëmbëdhjetë vjet.

Së këndejmi, bëjmë thirrje për pjesëmarrje më të konsiderueshme të grave në negociatat që ndërlidhen me marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Në bisedimet që ndërlidhen me Dialogun e që kanë zgjatur më shumë se një dekadë, shumë pak grave u është dhënë mundësia të përfshihen në proces.

Po ashtu, jemi të shqetësuar për mospërfshirjen e çështjeve që ndërlidhen me gjininë në marrëveshjet e ndryshme të dialogut dhe, në veçanti, në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ekziston nevoja për integrimin sa më mirë të perspektivave gjinore, për të siguruar që çdo vendim në kuadër të procesit të dialogut i merr parasysh nevojat dhe brengat specifike të grave.

Gratë dhe grupet e grave – qoftë nga shoqëria civile, biznesi, politika, akademia, apo gjetiu – sjellin aftësi dhe njohuri të veçanta që shkojnë në dobi të procesit të gjithëmbarshëm të ndërtimit të paqes. Po ashtu, zërat e tillë janë jetik për qëndrueshmërinë afatgjate të çdo marrëveshjeje të arritur mes Serbisë dhe Kosovës.

Nëse gratë vazhdojnë të përjashtohen nga procesi i normalizimit, atëherë kjo do të jetë në dëm si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës, dhe në të vërtetë në dëm të synimeve të shprehura të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij.

Nënshkruesit

  1. AKTIV
  2. Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)
  3. Center for Peace and Tolerance (CPT)
  4. Community Building Mitrovica (CBM)
  5. Centar for Democracy and Education – Valley
  6. European Fund for the Balkans
  7. European Movement in Serbia
  8. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  9. Human Rights Council – Bujanovac
  10. Dr. Jelena Lončar, Academic
  11. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
  12. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  13. Livrit Presevo
  14. Media Center Caglavica
  15. New Social initiative, Mitrovica (NSI)
  16. New Perspektiva
  17. NGO Be active 16
  18. Peer Educators Network (PEN)
  19. Radio Gorazdevac
  20. Radio Astra
  21. Radio Peja
  22. Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  23. TV Prizreni
  24. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  25. Violeta Haxholli, Kosova Democratic Institute
  26. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians
  27. Professor Vjollca Krasniqi, University of Prishtina
  28. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)
  29. Youth Initiative for Human Rights – Serbia (YIHR Serbia)

Gratë në media: lansimi i raportit në Kosovë dhe në Serbi

women in the media launch

Raporti më i fundit i PCi-së, Gratë në media, e trajton pozitën e grave në media dhe pabarazinë gjinore nëpër redaksi në Serbi dhe në Kosovë. Në këtë studim prezantohen rezultatet nga një konsultim i kryer me afro një mijë profesionistë të medias si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, si pjesë e projektit të PCi-së për Ballkanin Perëndimor ‘Fuqizimi i zërave lokalë për zhvillim të barabartë’ (ALVED). Në raport gjithashtu parashtrohen rekomandime se si mund të adresohen gjetjet nga ky studim.

Në ngjarjen ku u bë lansimi i raportit, të mbajtur më 2 mars, njëkohësisht në Prishtinë dhe në Beograd, morën pjesë një numër i mediave lokale dhe i organizatave të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues nga zyra e ‘Komisionerit për Barazi’ të Serbisë dhe Ambasada Britanike. Dëgjuam paraqitjet nga hulumtueset kryesore të këtij studimi: Dafina Halili (Kosovë) dhe Tamara Skrozza (Serbi), të cilat prezantuan gjetjet kryesore të studimit. Po ashtu, në panelin e kësaj ngjarjeje patëm kënaqësinë t’i mirëpresim aktivisten Valmira Rashiti (Rrjeti i Grave të Kosovës), Zorana Antonijević (eksperte dhe aktiviste për çështjet gjinore) dhe znj. Majlindë Sinani-Lulaj (Zëvendëse e Avokatit të Popullit).

Në këtë studim u nënvizuan disa shifra alarmante përkitazi me statusin e grave në media në Kosovë dhe në Serbi. Së këndejmi, një në tri gra që punojnë në mediat serbe dhe një në katër që punojnë në mediat e Kosovës kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale. Një tjetër shifër e zymtë, prej afër 30% të grave që punojnë në mediat e Kosovës dhe ato të Serbisë janë diskriminuar për shkak të moshës ose të pamjes së tyre. Përveç kësaj, shtatë në dhjetë gra po mendojnë ta ndërrojnë punën për shkak të pabarazisë që ato përjetojnë në profesionin e medias.

William Hopkinson, sekretar i parë politik, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, komentoi si vijon: ‘Siç u nënvizua nga diskutimi, nuk është gjë e rehatshme të lexohet ky raport‘. Ai vuri në dukje se: “Nëse media nuk mund t’i trajtojë çështjet e pabarazisë, shoqëria nuk mund të ecë përpara”. Pa dyshim, pabarazia gjinore në redaksi dhe mungesa e lidershipit të grave nëpër media i përforcon dhe i mirëmban perceptimet dhe stereotipet e dëmshme gjinore.

ASHT Nicholas Abbott, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, tha: ‘Jam shumë i impresionuar nga studimi hulumtues i cili vendos në një vend një sërë çështjesh serioze që kërkojnë diskutim serioz. Prandaj, shpresoj se raporti dhe ngjarja e sotme nuk janë veçse fillimi i veprimit’. Abbott, shtoi: “Rekomandimet në raport janë shumë të drejtpërdrejta dhe të arritshme. Ju inkurajoj që të vazhdoni me aktivitete për t’u siguruar që rekomandimet të jetësohen’.

Këto studime do të kontribuojnë në angazhimin e vazhdueshëm të PCi-së me mediat në Kosovë dhe në Serbi që të ndërmarrin veprim strategjik që e zgjeron hapësirën për narrativa që kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe në promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Raportet dhe rekomandimet i gjeni në këtë link.

Koha për zëra të rinj konstruktiv

picture from kosovo

Pas një tubimi në Gračanica/Graçanicë, një grup divers i organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia kanë miratuar deklaratën e përbashkët vijuese duke bërë thirrje për zëra të rinj konstruktivë – zëra që shikojnë nga e ardhmja duke mbajtur një sy të mprehtë në të kaluarën; zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet t’i definojë ato; dhe zëra që ngrihen publikisht kundër retorikës përçarëse dhe poshtëruese.

Cikli i vazhdueshëm i përshkallëzimit dhe de-eskalimit në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë paraqet dështim të imagjinatës politike.

Energjia që shpenzohet në përballje me krizën e fundit shpërqendron nga tërësia e çështjeve urgjente që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve në Serbi dhe Kosovë.

Trendi tashmë ekzistues është që njerëzit veç se po largohen nga Serbia dhe Kosova, veçanërisht të rinjtë. Ndërsa ngrihen barrikada të reja, aq dhe valixhe të reja mbushen. Shumë pak prej tyre ka të gjasë të kthehen. E ardhmja e vendeve tona do të jetohet diku tjetër.

Shumë grupe që konsiderohen jashtë spektrit të dialogut Beograd-Prishtinë janë në themel të injoruar. Komuniteti rom, nëse marrim njërin, e sheh veten të margjinalizuar si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.

Me perspektivën e dhunshme që është më e theksuar se sa ka qenë për një dekadë, është koha tani që të dëgjohen zëra të rinj konstruktiv – zëra që shikojnë nga e ardhmja duke mbajtur shikimin e mprehtë nga e kaluara; zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet të na përcaktojnë; zëra që ngrihen publikisht kundër retorikës përçarëse dhe poshtëruese.

Ne, të nënshkruarit, marrim përsipër të mbajmë kanale komunikimi që zvogëlojnë mundësitë për keqkuptim dhe dezinformim. Shumë shpesh ne kemi folur pa e kuptuar njëri-tjetrin, duke këmbëngulur në rëndësinë e një pike, ndërkohë duke e nënvlerësuar apo injoruar plotësisht ekzistencën e një tjetre.

Mendojmë se i kuptojmë detajet e një çështjeje, por nuk arrimë të marrim parasysh se si kuptohet apo shihet ajo nga komunitetet e tjera. Të gjithë duhet të jemi të përkushtuar të dëgjojmë me veshë të hapur dhe mendje të hapur.

Vetëm duke ndarë perspektivat dhe perceptimet nga komunitetet tona përkatëse mund të fillojmë të ecim drejt një rruge të përbashkët për të ardhmen. Shumë nga problemet me të cilat përballen komunitetet tona përkatëse janë pothuajse identike, megjithatë ne rrallë e pranojmë këtë fakt.

Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për solidaritet në dekadën e fundit, është kjo tani. Lufta në Ukrainë është përkujtim i dhimbshëm i realiteteve të zymta të luftës, edhe pse trashëgimitë tona mbeten të afërta.

Kauza e paqes nuk kërkon vetëm fjalë për këtë qëllim, por imazhe e marrëdhënie që mishërojnë të qenit bashkë. Qëndrojmë kundërshtues ndaj të gjitha projeksioneve të panevojshme të forcës dhe të gjithë narrativave të urrejtjes e përçarjes.

E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën dhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve është hap i parë jetik në ndërtimin e një të nesërme më të mirë. Por është vetëm një hap i parë.

Nënshkrues
  1. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
  2. Aktiv
  3. The Balkan Forum
  4. Belgrade Centre for Security Policy
  5. Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina
  6. Centre for Interdisciplinary Studies of the Balkans, Belgrade
  7. Center for Peace and Tolerance (CPT)
  8. Community Building Mitrovica
  9. Civic Initiatives, Serbi
  10. European Fund for the Balkans
  11. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  12. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
  13. Goraždevac Media Group
  14. Institute for Territorial Economic Development – InTER
  15. Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit
  16. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
  17. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  18. Local Peace, Leposaviq
  19. Milan Antonijević, Avokat, Serbi
  20. New Perspektiva
  21. New Social Initiative (NSI)
  22. NGO Integra
  23. NGO Be Active 16, Preshevë
  24. NGO Livrit, Preshevë
  25. Peer Educators Network (PEN)
  26. Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  27. Radio Peja
  28. Radio Astra, Prizren
  29. RTV KIM
  30. TV Prizreni, Prizren
  31. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  32. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo (VoRAE)
  33. Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës
  34. Youth Initiative for Human Rights – Kosovë
  35. Youth Initiative for Human Rights – Serbi

Çmimet për Mediat 2: zgjatje e afatit

Media award 2

Të dashur gazetarë, redaktorë, studentë të gazetarisë dhe dashamirës të shkrimit,

Dëshirojmë t’ju informojmë se afati për dorëzimin e artikujve tuaj për Çmimet për Mediat 2 është zgjatur deri më 1 shkurt 2023.

Ju ftojmë që të shkruani një storie për një pjesë të jetës suaj që përshkruan një realitet, qoftë përvojë pozitive qoftë sfiduese, nga prizmi i multietnicitetit në Kosovë dhe Serbi.

Për çmimet e këtij viti, PCi ka dyfishuar shpërblimin e parë në të dyja kategoritë (formati audioviziv dhe i shkruar) në 2,000 euro dhe mirëpret aplikimet tuaja.

Nëse keni një storie që është shkruar dhe botuar më parë, në periudhën ndërmjet 1 janar 2022 (deri më 31 janar 2023), keni të drejtë të aplikoni për Çmimin për Media 2.

Një nga kriteret kryesore për pranueshmëri është që këto storie duhet të jenë shkruar në gjuhën shqipe ose serbe dhe duhet të jenë botuar deri më 31 janar 2023 (data më e hershme e publikimit duhet të jetë: 1 janar 2022).

Për informacione të tjera në lidhje me kriteret e Çmimit për Media, ju lutemi t’i referoheni dokumenteve më poshtë. Thirrja për aplikim është në dispozicion në anglisht, serbisht dhe shqip.

Media Award – Kosovo and Serbia: call for applications

Medijska nagrada – Kosovo i Srbija: poziv za prijavljivanje

Çmimi për Media – Kosovë dhe Serbi: thirrje për aplikim

Aplikimet pranohen online përmes formularit Google Form në dispozicion këtu: https://forms.gle/SHBtT7pVmm2unyZd8

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni me email në: media.award@peacefulchange.org.

Me fat! Ekipi i Peaceful Change Initiative (PCi).

Shoqëria civile i del në krah kolegut të sulmuar

Serbia Kosovo joint statement

Organizatat e shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia kanë shprehur përkrahjen e tyre për z. Miodrag Milicevic nga OJQ Aktiv, i cili është sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga një pjesëtar i njësitit special të Policisë së Kosovës në afërsi të vendkalimit në veri të Kosovës, në Jarinje.

Më 14 nëntor, Miodrag Milićević nga OJQ Aktiv u sulmua fizikisht dhe verbalisht nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës në afërsi të vendkalimit në Jarinjë. Sulmi reflekton dhe kontribuon në përkeqësimin e atmosferës për besim dhe bashkëjetesë paqësore në Kosovë, e cila është vërejtur muajt e fundit dhe ka arritur shkallë alarmante të përshkallëzimit me tërheqjen e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës.

Veprimet e fundit nga palët kryesore që kontribuuan në këtë përshkallëzim janë ndërmarrë pa marrë parasysh pasojat afatgjata dhe dëmin që mund t’i bëhet kornizës themelore për normalizimin. Vazhdimi i një mjedisi kërcënimesh, frikësimi, poshtërimi dhe mosbesimi vetëm sa do të përkeqësojë situatën tashmë të brishtë.

Organizatat tona janë zotuar të përmirësojnë kushtet për normalizim duke krijuar kanale ndërmjet komuniteteve dhe duke ndërtuar besimin për të kontribuuar në paqen afatgjatë dhe të qëndrueshme. Në këtë kohë, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara për paqen në rajon që të përmbahen nga gjuha acaruese dhe të përdorin marrëdhëniet, platformat dhe kanalet që kalojnë linjat e komunitetit dhe linjat politike për të krijuar angazhim, për të ndërtuar kuptimin e perspektivave të shumta në kontekstin aktual dhe për të kontribuuar në një mjedis ku aktorët kryesorë ndërmarrin veprime të menduara mirë që kanë parasysh mirëqenien e të gjitha komuniteteve.

Ne gjithashtu i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të demonstrojë urgjencë të përshtatshme në angazhimin e tyre me krizën aktuale. Ne i dalim në krah kolegut tonë, z. Milićević, dhe bëjmë thirrje që incidenti të trajtohet në përputhje me kornizat përkatëse ligjore në fuqi.

Nënshkruesit:

  1. Aktiv
  2. Belgrade Center for Security Policy (BCSP)
  3. Community Building Mitrovica (CBM)
  4. Center for Peace and Tolerance (CPT)
  5. Civic Initiatives, Serbia
  6. European Movement in Serbia (EMiS)
  7. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
  8. Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK)
  9. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  10. Institute for Territorial Economic Development – InTER
  11. Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit
  12. Local Peace, Leposaviq
  13. Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
  14. New Social Initiative (NSI)
  15. NGO Be Active 16, Preshevë
  16. Portali LUGINALAJM, Bujanoc
  17. Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  18. Radio Gorazdevac
  19. Radio Astra, Prizreni
  20. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Serbia
  21. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë
  22. YUCOM
  23. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo (VoRAE)
  24. Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës
  25. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  26. Qendra Mediale Çagllavicë

Qytetarët nuk duhet të mbahen peng i dialogut Beograd-Prishtinë

Një grup divers i dyzet organizatave të shoqërisë civile, aktivistëve dhe mediave nga Kosova dhe Serbia shprehin shqetësimin e tyre të thellë për ndikimin e mungesës së progresit në dialogun Beograd-Prishtinë në komunitetet lokale.

Duke pasur parasysh raportet e BE-së dhe zhvillimet e fundit në terren, ne të poshtë-nënshkruarit, jemi të shqetësuar për impaktin e mungesës së progresit në dialogun Beograd-Prishtinë mbi komunitetet lokale në Serbi dhe Kosovë. Qytetarët janë ata që vuajnë më së shumti nga vazhdimësia e tensioneve dhe mosbesimit. Prandaj, të gjitha palët duhet të reshtin retorikën e zjarrtë që cenon dhe dëmton marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet komuniteteve. Shtrirja e paqartësive duhet të reduktohet përmes transparencës dhe llogaridhënies. Të gjithë qytetarët duhet ta kenë të qartë se çfarë është rënë dakord, ndërsa vetë procesi i dialogut duhet të afrohet me vetë qytetarët e prekur prej tij.  

Pamjet e përshëndetjes së Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Porfirije në rrugët e Prizrenit dërgojnë mesazh pozitiv të respektit të ndërsjellë dhe të bashkëjetesës paqësore; imazhe dhe ndjenja që japin shpresë për të ardhmen e marrëdhënieve brenda dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. I lavdërojmë të gjitha palët për qasjen e tyre konstruktive – në veçanti Gazmend Muhaxherin, kryetarin e komunës së Pejës, i cili mori pjesë në ceremoni – dhe shpresojmë që mbi këto themele mund të ngrihen përpjekje të mëtejme. 

Mirëpo, ne gjithashtu bëjmë thirrje për përparim të prekshëm në një sërë fushash të tjera. Në Kosovë, ekziston një mungesë thelbësore e dialogut dhe bashkëpunimit përmes institucioneve të zgjedhura. Parlamentarët e Listës Srpska (Srpska Lista) po dështojnë të përfaqësojnë nevojat e komunitetit serb të Kosovës. Mungesa e vazhdueshme e deputetëve të tyre në Kuvendin e Kosovës do të thotë që zgjedhësit e tyre dhe problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen nuk po shprehen në mënyrë efektive. Ne bëjmë thirrje për kthimin e menjëhershëm dhe pjesëmarrjen aktive të Listës Srpska.

Sot, shumë marrëveshje thuajse nuk përmenden fare. Ura kryesore në Mitrovicë mbetet e mbyllur për qarkullim, pavarësisht investimeve të shumta të BE-së. Të dyja palët do të duhej të angazhohen për zgjidhjen e demarkacionit të Mitrovicës së Veriut, gjë që ka penguar procesin e rihapjes. Duhet të ndërmerren hapa shtesë për të siguruar që Ura të shërbejë si një hapësirë gjithëpërfshirëse dhe e përbashkët që lidh njerëzit nga të dyja anët e lumit Ibër.

Për sa i përket çështjes së targave, të gjitha palët do të duhej të punojnë në mënyrë konstruktive për të gjetur një zgjidhje që nuk do të dëmtojë qytetarët. Pikat e reja të kalimit për të cilat është rënë dakord më parë duhet të hapen menjëherë për të lehtësuar udhëtimin e qytetarëve pa kaluar distanca dhe vonesa të panevojshme. Fluksi i lirë i qytetarëve do të duhej të jetë pjesë themelore e normalizimit të marrëdhënieve.

Njohja reciproke e diplomave ka ngecur, duke çuar në mungesë të stafit jetik në institucionet kryesore publike në Serbinë jugore dhe në Kosovë, për shembull, duke përfshirë ata që kanë të bëjnë me shëndetësinë, arsimin, drejtësinë dhe aksesin në shërbime më gjerësisht. Ky është shembulli më i thekshëm i pasojave të moszbatimit të asaj që është rënë dakord dhe do të duhej të trajtohet pa vonesa të mëtejshme.

Në Serbinë jugore, ekziston ndjesia se integrimi i komunitetit shqiptar po dëmtohet nga marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Plani prej shtatë pikash për integrim do të duhej të jetë prioritet për qeverinë e re të Serbisë, duke përfshirë përfshirjen e përfaqësuesve shqiptarë në Trupin Koordinues të saj për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Shqetësimet që kanë të bëjnë me kryerjen e regjistrimit të popullsisë në Medvegjë do të duhej të adresohen menjëherë dhe do të duhej të bëhet një rishikim i plotë i procesit të pasivizimit.

Ne, të poshtë-nënshkruarit, mbështesim plotësisht çdo proces që mund të japë vrull të ri dhe energji pozitive dhe nga i cili mund të përfitojnë qytetarët nga të gjitha sferat e jetës. Ndërtimi i besimit dhe konfidencës është jetik për marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet komuniteteve në të ardhmen.

Nënshkruesit:

  1. Advocacy Center for Democratic Culture, (ACDC) North Mitrovica
  2. AKTIV
  3. Balkan Forum
  4. Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)
  5. Civic Initiatives, Belgrade
  6. Centre for Peace and Tolerance (CPT)
  7. Community Building Mitrovica (CBM)
  8. European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI)
  9. European Movement in Serbia (EMIS)
  10. European Fund for the Balkans (EFB)
  11. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  12. Gorazdevac Media Group
  13. Human Center Mitrovica
  14. Junior Chamber International Prizren (JCI- Prizren)
  15. Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit
  16. Kosova info
  17. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  18. Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
  19. Ministria e Lajmeve Preshevë
  20. NGO Be Active 16 Preshevë
  21. NGO Integra
  22. Peer Educators Network (PEN)
  23. Pozitiv 365 Preshevë
  24. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
  25. Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina
  26. Qendra Kosovare për Studime Gjinore
  27. Qendra Mediale Çagllavicë
  28. Rahim Salihi, Aktivist i shoqërisë civile
  29. Radio Astra Prizreni
  30. Radio Peja
  31. Sbunker
  32. Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës
  33. TV Prizreni
  34. The Future Bujanoc
  35. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanovac
  36. Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës
  37. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  38. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë
  39. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Serbia
  40. Youth Trails Preshevë
  41. OJQ Livrit Preshevë
  42. Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
  43. New Perspektiva

Të dashur gazetarë, redaktorë, studentë të gazetarisë dhe dashamirës të shkrimit,

Ju ftojmë të shkruani storien tuaj për një pjesë të jetës që përshkruan një realitet, qoftë pozitiv apo sfidë, nga prizmi i multietnicitetit në Kosovë dhe Serbi. Çmimi për Media pranon aplikime deri më 31 dhjetor 2022, që do të thotë se ka tre muaj kohë për të hulumtuar dhe shkruar një histori që tregon se si bashkëjetojnë pjesëtarët e kombeve të ndryshme në Serbi apo Kosovë.

Për vitin 2022, PCi ka dyfishuar çmimin e parë në të dyja kategoritë (formati audioviziv dhe i shkruar) në 2,000 euro dhe mirëpret aplikimet tuaja.

Nëse keni një storie që është shkruar në të kaluarën, në çdo kohë gjatë periudhës ndërmjet 1 janarit 2022 dhe 31 dhjetorit 2022, ju keni të drejtë të aplikoni për Çmimin për Media 2.

Një nga kriteret kryesore për pranueshmëri është që këto storie duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe ose serbe dhe duhet të jenë botuar më ose para datës 31 dhjetor 2022 (data më e hershme e publikimit duhet të jetë: 1 janar 2022).

Për informacione të tjera në lidhje me kriteret e Çmimit për Media, ju lutemi t’i referoheni dokumenteve më poshtë. Thirrja për aplikim është në dispozicion në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe.

Aplikimet pranohen online përmes formularit Google Form në dispozicion këtu: https://forms.gle/SHBtT7pVmm2unyZd8

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni me email në: media.award@peacefulchange.org.

Me fat!

Ekipi i Peaceful Change Initiative (PCi).