Author: Abigail Orr

Lëvizja nga marrëveshja(et) në paqe

Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) nga Kosova dhe Serbia deklarohen së bashku në theksimin e rëndësisë së ndërtimit të vullnetit të mirë dhe besimit në mënyrë që të mundësohen marrëveshje politike të cilat realizohen dhe kanë përfitime për shoqëritë e tyre.

E ashtuquajtura status quo po i çon komunitetet në kurs përplasjeje, duke i thelluar ndarjet dhe rrënjosur mjerimin. Njerëzit nuk e dinë se ku janë, e as se çfarë mund të presin për shoqëritë e tyre. Të vetmet gjëra të parashikueshme janë frustrimi dhe zhgënjimi.

Narrativa për diplomacinë shtrënguese – se marrëveshja po na imponohet – vetëm se e minon ndjenjën se zbatimi i saj do të ndodhë me mirëbesim. Ka nevojë që të mund të besojmë se hisedarët janë të përkushtuar ndaj procesit të tyre për arsyet e duhura. Ata duhet t’i mbrojnë zotimet që ata marrin përsipër në emrin tonë.

Dykuptimësia më nuk mund të jetë konstruktive. Pasiguria shkakton pasiguri. Njerëzit nuk e dinë se si kalimi në fazën tjetër do të ndikojë në nevojat e tyre të përditshme konkrete, përfshirë implikimet për vendet e tyre të punës dhe qasjen në shërbime. Kjo nuk është më thjesht çështje e transparencës. Vendim-marrësit duhet të jenë proaktivë në adresimin e brengave legjitime të qytetarëve, e në të njëjtën kohë ta vënë theksin në përfitimet që mund dhe duhet të mos lëshohen nga dora.

Çfarëdo marrëveshje duhet që po ashtu të mbështetet nga garanci specifike. Për të krijuar siguri në dhe për të ardhmen, hapat e bërë përpara duhet të jenë të pakthyeshëm. Duhet  të pushojmë së jetuari në cikël integrimi dhe dezintegrimi. Njerëzit duhet të kenë besim që të investojnë në veten dhe karrierën e tyre, dhe në fund në komunitetet e tyre.

Shumë njerëz tashmë mendojnë se sistemi nuk po punon për ta. Reformat që i trajtojnë nevojat qenësore, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e një sistemi gjyqësor efektiv, nuk po mund të adresohen në mënyrë efektive. Zërat qytetarë nuk janë aq të fortë sa do të duhej të jenë në politikat publike, dhe mundësia për të ndërtuar aleanca qytetare është e cenueshme. Çështjet që e shqetësojnë publikun janë të politizuara në atë mënyrë që nuk mund të ngriten nga shoqëria civile.

Narrativat në radhët e politikanëve dhe në media shumë shpesh e vënë theksin tek dallimi dhe ndarja. Rezultati konkret i kësaj është migrimi jashtë vendit, duke i varfëruar edhe më tej shoqëritë tona pikërisht nga kapitali njerëzor nga i cili ne varemi. Në vend të kësaj, duam të jetojmë në shoqëritë që e lartësojnë diversitetin dhe e shohin atë si një anë të fortë. Besimi ndërmjet njerëzve është kusht i domosdoshëm për të kaluar matanë pengesave që komunitetet tona janë duke i përjetuar prej shumë vitesh.

Ndonëse integrimi në hapësirën evropiane do t’i largojë disa nga përçarjet që i shohim sot, reforma duhet të vijojë si qëllim në vete, e jo thjesht si mjet për të hyrë në BE. Dialogu si i tillë është pjesë qenësore, por e pamjaftueshme e këtij rrugëtimi. Ai duhet të plotësohet nga procese përplotësuese që i transformojnë marrëdhëniet brenda komuniteteve dhe ndërmjet tyre, si dhe i hedhin themelet për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Pa këtë, ne rrezikojmë t’i përsërisim gabimet dhe mundësitë e humbura të dekadës së kaluar dhe më shumë.

Nënshkruesit

  1. Aktiv
  2. Centre for Peace and Tolerance (CPT)
  3. Community Building Mitrovica (CBM)
  4. Center for Democracy and Education – Lugina, Bujanovac
  5. Livrit Creative Center, Presevo
  6. Lugina Lajm Portal – Bujanovac
  7. Local Peace, Leposvic
  8. Media Centar, Caglavica
  9. New Social Initiative (NSI)
  10. Radio Peja
  11. Radio Gorazdevac
  12. Radio Astra, Prizren
  13. Professor Vjollca Krasniqi, University of Prishtina
  14. TV Prizreni
  15. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  16. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) – Kosovo
  17. Youth Initative for Human Rights (YIHR) – Serbia

Qytetarët nuk duhet të mbahen peng i dialogut Beograd-Prishtinë

Një grup divers i dyzet organizatave të shoqërisë civile, aktivistëve dhe mediave nga Kosova dhe Serbia shprehin shqetësimin e tyre të thellë për ndikimin e mungesës së progresit në dialogun Beograd-Prishtinë në komunitetet lokale.

Duke pasur parasysh raportet e BE-së dhe zhvillimet e fundit në terren, ne të poshtë-nënshkruarit, jemi të shqetësuar për impaktin e mungesës së progresit në dialogun Beograd-Prishtinë mbi komunitetet lokale në Serbi dhe Kosovë. Qytetarët janë ata që vuajnë më së shumti nga vazhdimësia e tensioneve dhe mosbesimit. Prandaj, të gjitha palët duhet të reshtin retorikën e zjarrtë që cenon dhe dëmton marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet komuniteteve. Shtrirja e paqartësive duhet të reduktohet përmes transparencës dhe llogaridhënies. Të gjithë qytetarët duhet ta kenë të qartë se çfarë është rënë dakord, ndërsa vetë procesi i dialogut duhet të afrohet me vetë qytetarët e prekur prej tij.  

Pamjet e përshëndetjes së Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Porfirije në rrugët e Prizrenit dërgojnë mesazh pozitiv të respektit të ndërsjellë dhe të bashkëjetesës paqësore; imazhe dhe ndjenja që japin shpresë për të ardhmen e marrëdhënieve brenda dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. I lavdërojmë të gjitha palët për qasjen e tyre konstruktive – në veçanti Gazmend Muhaxherin, kryetarin e komunës së Pejës, i cili mori pjesë në ceremoni – dhe shpresojmë që mbi këto themele mund të ngrihen përpjekje të mëtejme. 

Mirëpo, ne gjithashtu bëjmë thirrje për përparim të prekshëm në një sërë fushash të tjera. Në Kosovë, ekziston një mungesë thelbësore e dialogut dhe bashkëpunimit përmes institucioneve të zgjedhura. Parlamentarët e Listës Srpska (Srpska Lista) po dështojnë të përfaqësojnë nevojat e komunitetit serb të Kosovës. Mungesa e vazhdueshme e deputetëve të tyre në Kuvendin e Kosovës do të thotë që zgjedhësit e tyre dhe problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen nuk po shprehen në mënyrë efektive. Ne bëjmë thirrje për kthimin e menjëhershëm dhe pjesëmarrjen aktive të Listës Srpska.

Sot, shumë marrëveshje thuajse nuk përmenden fare. Ura kryesore në Mitrovicë mbetet e mbyllur për qarkullim, pavarësisht investimeve të shumta të BE-së. Të dyja palët do të duhej të angazhohen për zgjidhjen e demarkacionit të Mitrovicës së Veriut, gjë që ka penguar procesin e rihapjes. Duhet të ndërmerren hapa shtesë për të siguruar që Ura të shërbejë si një hapësirë gjithëpërfshirëse dhe e përbashkët që lidh njerëzit nga të dyja anët e lumit Ibër.

Për sa i përket çështjes së targave, të gjitha palët do të duhej të punojnë në mënyrë konstruktive për të gjetur një zgjidhje që nuk do të dëmtojë qytetarët. Pikat e reja të kalimit për të cilat është rënë dakord më parë duhet të hapen menjëherë për të lehtësuar udhëtimin e qytetarëve pa kaluar distanca dhe vonesa të panevojshme. Fluksi i lirë i qytetarëve do të duhej të jetë pjesë themelore e normalizimit të marrëdhënieve.

Njohja reciproke e diplomave ka ngecur, duke çuar në mungesë të stafit jetik në institucionet kryesore publike në Serbinë jugore dhe në Kosovë, për shembull, duke përfshirë ata që kanë të bëjnë me shëndetësinë, arsimin, drejtësinë dhe aksesin në shërbime më gjerësisht. Ky është shembulli më i thekshëm i pasojave të moszbatimit të asaj që është rënë dakord dhe do të duhej të trajtohet pa vonesa të mëtejshme.

Në Serbinë jugore, ekziston ndjesia se integrimi i komunitetit shqiptar po dëmtohet nga marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Plani prej shtatë pikash për integrim do të duhej të jetë prioritet për qeverinë e re të Serbisë, duke përfshirë përfshirjen e përfaqësuesve shqiptarë në Trupin Koordinues të saj për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Shqetësimet që kanë të bëjnë me kryerjen e regjistrimit të popullsisë në Medvegjë do të duhej të adresohen menjëherë dhe do të duhej të bëhet një rishikim i plotë i procesit të pasivizimit.

Ne, të poshtë-nënshkruarit, mbështesim plotësisht çdo proces që mund të japë vrull të ri dhe energji pozitive dhe nga i cili mund të përfitojnë qytetarët nga të gjitha sferat e jetës. Ndërtimi i besimit dhe konfidencës është jetik për marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet komuniteteve në të ardhmen.

Nënshkruesit:

  1. Advocacy Center for Democratic Culture, (ACDC) North Mitrovica
  2. AKTIV
  3. Balkan Forum
  4. Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)
  5. Civic Initiatives, Belgrade
  6. Centre for Peace and Tolerance (CPT)
  7. Community Building Mitrovica (CBM)
  8. European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI)
  9. European Movement in Serbia (EMIS)
  10. European Fund for the Balkans (EFB)
  11. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  12. Gorazdevac Media Group
  13. Human Center Mitrovica
  14. Junior Chamber International Prizren (JCI- Prizren)
  15. Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit
  16. Kosova info
  17. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  18. Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
  19. Ministria e Lajmeve Preshevë
  20. NGO Be Active 16 Preshevë
  21. NGO Integra
  22. Peer Educators Network (PEN)
  23. Pozitiv 365 Preshevë
  24. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
  25. Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina
  26. Qendra Kosovare për Studime Gjinore
  27. Qendra Mediale Çagllavicë
  28. Rahim Salihi, Aktivist i shoqërisë civile
  29. Radio Astra Prizreni
  30. Radio Peja
  31. Sbunker
  32. Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës
  33. TV Prizreni
  34. The Future Bujanoc
  35. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanovac
  36. Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës
  37. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  38. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë
  39. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Serbia
  40. Youth Trails Preshevë
  41. OJQ Livrit Preshevë
  42. Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
  43. New Perspektiva

Të dashur gazetarë, redaktorë, studentë të gazetarisë dhe dashamirës të shkrimit,

Ju ftojmë të shkruani storien tuaj për një pjesë të jetës që përshkruan një realitet, qoftë pozitiv apo sfidë, nga prizmi i multietnicitetit në Kosovë dhe Serbi. Çmimi për Media pranon aplikime deri më 31 dhjetor 2022, që do të thotë se ka tre muaj kohë për të hulumtuar dhe shkruar një histori që tregon se si bashkëjetojnë pjesëtarët e kombeve të ndryshme në Serbi apo Kosovë.

Për vitin 2022, PCi ka dyfishuar çmimin e parë në të dyja kategoritë (formati audioviziv dhe i shkruar) në 2,000 euro dhe mirëpret aplikimet tuaja.

Nëse keni një storie që është shkruar në të kaluarën, në çdo kohë gjatë periudhës ndërmjet 1 janarit 2022 dhe 31 dhjetorit 2022, ju keni të drejtë të aplikoni për Çmimin për Media 2.

Një nga kriteret kryesore për pranueshmëri është që këto storie duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe ose serbe dhe duhet të jenë botuar më ose para datës 31 dhjetor 2022 (data më e hershme e publikimit duhet të jetë: 1 janar 2022).

Për informacione të tjera në lidhje me kriteret e Çmimit për Media, ju lutemi t’i referoheni dokumenteve më poshtë. Thirrja për aplikim është në dispozicion në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe.

Aplikimet pranohen online përmes formularit Google Form në dispozicion këtu: https://forms.gle/SHBtT7pVmm2unyZd8

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni me email në: media.award@peacefulchange.org.

Me fat!

Ekipi i Peaceful Change Initiative (PCi).

Çmimi për Media i PCi-së në Kosovë dhe në Serbi: Hapet konkursi

Award Ceremony Media Award 2021 Serbia

Nisma për Ndryshim Paqësor (shkurt PCi, nga gjuha angleze Peaceful Change initiative), njofton se për të dytin vit radhazi, i bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, përfaqësuesve të mediave dhe të tjerëve, të ndajnë me ne storiet e tyre mbi bashkëjetesën shumetnike në Kosovë dhe Serbi. Ideja origjinale për Çmimin erdhi si rezultat i një sërë edicionesh të dialogut konsultativ të mediave, të cilat bënë bashkë mbi njëqind gazetarë, redaktorë dhe ekspertë të mediave më të rëndësishme nga Kosova dhe Serbia për të diskutuar se si mund të përmirësohet skena mediatike, veçanërisht kur raportohet për komunitetet e njëri-tjetrit.

Për vitin 2022, PCi ka dyfishuar çmimin e parë në të dyja kategoritë (formati audioviziv dhe i shkruar) në 2,000 euro dhe pret të marrë edhe më shumë aplikime këtë vit. Kemi shumë arsye të besojmë se ky do të bëhet një çmim tradicional vjetor.

Thirrja për aplikime është e hapur deri më 31 dhjetor 2022 dhe aplikimet do të vlerësohen nga një juri profesionale e cila do të përzgjedhë storiet dhe mediat fituese, pasi fituesit në të dyja kategoritë fitojnë po ashtu një çmim për median ku janë publikuar fillimisht.

Për informacion të detajuar rreth konkurrimit, ju lutemi klikoni në Termat e Referimit më poshtë, të disponueshme në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe.

Çmimi për Media ndahet vetëm për storiet e publikuara në periudhën 1 janar 2022 dhe 31 dhjetor 2022. Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në vegëzën e mëposhtme: https://forms.gle/3XWBbGFMMJqBtiw47. Afati i fundit për aplikim është data 31 dhjetor 2022.

Award Ceremony Media Award 2021 Serbia

Shpallet konkursi i dytë vjetor i Çmimit për Media nga PCi

Press conference, a number of people gathered to watch the launch

Në një ngjarje të formatit hibrid që po mbahej për herë të parë, PCi shpalli publikisht konkursin e dytë vjetor të Çmimit për Media për bashkëjetesën shumetnike në Kosovë dhe Serbi, në një konferencë për shtyp që u mbajt njëkohësisht në Beograd dhe në Prishtinë. Anëtarët e dy jurive (çmimi ndahet për përmbajtje mediatike në gjuhën shqipe dhe serbe) dhe disa nga fituesit e çmimit të vitit të kaluar folën për rëndësinë e çmimit.

Anëtarja e jurisë për gjuhën serbe, Jelena Obućina, tha se çmimi është një nxitje e shkëlqyer si për gazetarët ashtu edhe për mediat që t’u kushtojnë më shumë vëmendje storieve për jetën e përditshme dhe bashkëjetesën paqësore. Kolegia e saj për gjuhën shqipe, Violeta Oroshi, u pajtua nga Prishtina, duke i ftuar gazetarët që të tregojnë storiet pozitive që ekzistojnë, por që rrallë e gjejnë rrugën deri në hapësirën mediatike. 

Filip Švarm, kryeredaktor i së përjavshmes nga Beogradi VREME, medium ky që fitoi çmimin e parë vitin e kaluar, tha se “në një kohë që është e ngarkuar me lajme të errëta, është kaq e rëndësishme të tregohet jeta dhe bashkëpunimi midis kombeve”. 

Ardiana Thaçi, fituesja e çmimit të parë në kategorinë e formatit audioviziv në gjuhën shqipe, tha se “është detyrë e mediave në gjuhën e shumicës të raportojnë për jetën e pakicave”, siç bëri ajo në storien e saj që u vlerësua me çmim.  

Përmes Çmimit për Media, PCi synon të promovojë dhe të shpërblejë përmbajtjen mediatike nga Kosova dhe Serbia që eksploron tema të lidhura me bashkëjetesën e komuniteteve, me synimin përfundimtar për të kontribuuar në ngushtimin e narrativave të tanishme përçarëse.

Konkursi është i hapur për storie të publikuara ndërmjet 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2022 dhe çmimi i parë në të dyja kategoritë (format audio/viziv dhe format i shkruar) është 2,000 euro. Për informacion të detajuar rreth konkurrimit, ju lutemi klikoni në Termat e Referimit më poshtë, të disponueshme në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe.

Për të aplikuar, ju lutemi klikoni këtu: https://forms.gle/3XWBbGFMMJqBtiw47.

Afati për aplikim është deri më 31 dhjetor 2022

Press conference, a number of people gathered to watch the launch

ÇMIMI PËR MEDIA – Kosovë dhe Serbi // AFATI I APLIKIMIT ËSHTË ZGJATUR!

PCi fton gazetarë, kryeredaktorë, përfaqësues të mediave dhe të të tjerë të fushës që të ndajne me ne storjet e tyre për bashkëjetesën multietnike në Kosovë dhe Serbi. Ideja për krijimin e këtij Çmim e ka zanafillën në Dialogun Konsultativ të Mediave, i cili është pjesë thelbësore e programit për Ballkan të PCi.

Duke i falënderuar të gjithë ata që kanë aplikuar deri më tani për Çmimin Mediatik, PCi ju njofton për zgjatje të afatit për aplikim për tre muaj shtesë. Kjo do të thotë që storiet e publikuara/transmetuara nga tani e deri më 15 Nëntor mund të konkurrojnë për Çmimin. Afati i ri për paraqitjen e aplikimeve tani është 16 nëntor 2021. Storiet e publikuara nga 15 gushti 2020 janë gjithashtu të pranueshme.

Arsyeja për zgjatjen e afatit është nxitja e gazetarëve për të gjeneruar përmbajtje mediatike që eksploron anët pozitive të bashkëjetesës shumetnike. Të gjitha aplikimet e dërguara deri më tani mbeten ende në garë, por duam t’u japim gazetarëve dhe redaktorëve kohë shtesë për të ndjekur storie që kualifikohen për vlerësim me Çmimin Mediatik PCi. U urojmë fat të gjithë atyre që duan të futen në garë për këtë çmim.

Për informata të hollësishme se si të aplikoni, ju lutem referojuni Termave të Referencave, të cilat janë të qasshme në tri gjuhë përmes linqeve më poshtë (gjuhë angleze, serbe dhe shqipe).

Të drejtë aplikimi për Çmimpër Media kanë personat/mediumet storjet e të cilëve janë publikuar gjatë periudhës 15 gusht 2020 deri 15 nëntor 2021. Afati i fundit për aplikim është me 16 nëntor 2021 nëpërmes këtij linku: https://forms.gle/3XWBbGFMMJqBtiw47.