Regjioni: Kosova

Rast studimor: shtetësia, integrimi dhe regjistrimi i popullsisë në Serbinë jugore

Billboard south serbia case study

Në këtë rast studimor analizohet mbështetja e dhënë nga Peaceful Change initiative -PCi (Nisma për ndryshim paqësor) për një aleancë të organizatave lokale në jug të Serbisë, e cila kreu një Iniciativë që kishte për synim rritjen e pjesëmarrjes së pakicës shqiptare të vendit në regjistrimin shtetëror të popullsisë të vitit 2022.

Me këtë rast studimor synohet të kontekstualizohet kjo Iniciativë në kuadër të një vizioni më të gjerë për ndërtimin e paqes në Kosovë dhe në Serbi, aty përshkruhen fushat specifike ku është bërë përpjekje të arrihen këto ndryshime, si dhe të analizohen kushtet sociale dhe politike të pasregjistrimit të popullsisë në mënyrë që të nxirren përfundime në lidhje me ndikimin e saj më të gjerë në marrëdhëniet ndërmjet individëve, institucioneve dhe komuniteteve.

Rasti studimor prezanton mësimin e nxjerrë nga aleanca lokale jo formale në lidhje me faktorët kyç për suksesin e ardhshëm të aktiviteteve të tilla. Përveç kësaj, aty ku është e mundur, me këtë studimi synohet të nxirren mësime për ndërhyrje të ngjashme në rajon, dhe sidomos për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Kosovë, fillimisht i planifikuar për vitin 2023. Mësimi nga iniciativa nxjerr në pah konkluzionet e mëposhtme:

  1. Në zonat që kanë qenë të prekura nga konflikti, ato të margjinalizuara ose që i janë nënshtruar abstenimit në aktivitetet e pjesëmarrjes qytetare ose politike, çdo mangësi në organizimin e këtyre proceseve mund të shihet si një përpjekje e qëllimshme për margjinalizimin ose diskriminimin. Duhet të bëhen përpjekje specifike për të siguruar disponueshmërinë dhe qartësinë e informatave, shtrirjen proaktive dhe përpjekjet e synuara për përfshirje.
  2. Organizatat me përvojë të dorës së parë të punës për të përfshirë pakicat dhe grupet e margjinalizuara në aktivitetet e pjesëmarrjes qytetare dhe politike janë burim i paçmuar mësimi dhe duhet të përfshihen për të informuar përkitazi me planifikimin e aktiviteteve të ngjashme.
  3. Udhëheqja politike ishte faktor shumë i rëndësishëm në shmangien e kërcënimit me abstenim. Gjestet e mirëbesimit nga figurat politike dhe angazhimi i hisedarëve ndërkombëtarë, mund të luajnë secili rol kyç për të kontribuar për një mjedis ku ka besim.
  4. Organizatat e shoqërisë civile mund të luajnë rol kyç për të mundësuar angazhimin e grupeve të margjinalizuara dhe të atyre të pakicave, veçanërisht kur ato kanë lidhje të mëparshme me këtë pjesë të popullsisë.
  5. Duke marrë pjesë në një aktivitet të tillë si regjistrimi të popullsisë, komunitetet pakicë po demonstrojnë një ndjenjë të angazhimit qytetar dhe të përkatësisë lokale që duhet të promovohet nga institucionet dhe komuniteti shumicë në tërësi.

Më hollësisht mund të lexoni dhe shkarkoni analizën këtu:

Shqip

Srpski

English

Analiza e bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër trafikimit njerëzor dhe dhunës në bazë gjinore me

PCi prezanton një dokument politikash rreth bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës me bazë gjinore. Ky dokument fokusohet në bashkëpunimin ndërmjet katër komunave fqinje – dy në Kosovë, dy në Serbi – të cilat ndodhen në rrugët kyçe të migrimit dhe kontrabandës, plus rëndësinë e Ballkanit Perëndimor përsa i përket modeleve të migrimit dhe rolit të komunave si zona transite.

Dokumentet e politikave synojnë të shpjegojnë dhe krahasojnë sistemet juridike në Kosovë dhe Serbi, si dhe adresojnë zbrazëtirat ekzistuese në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve në Kosovë dhe Serbi. Dokumenti përmban rekomandime të ndryshme për autoritetet vendore për adoptimin e praktikave më të mira. Ky dokument gjithashtu eksploron kompleksitetin e dhunës me bazë gjinore dhe sfidat ligjore që lidhen me trajtimin e problemeve të dhunës në familje.

 

Ju mund ta shikoni document në më shumë detaje dhe ta shkarkoni këtu

Parimet e punës drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Iniciativa për ndryshime paqësore (PCi) paraqet një sërë parimesh për punën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluara dhe të miratuara nga një sërë organizatash të shoqërisë civile. Këto parime përbëjnë një angazhim për të hulumtuar qasje të përbashkëta që shkojnë përtej dialogut Beograd-Prishtinë dhe kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Kosovë, Serbi dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Këto parime janë të dizajnuara për të rritur kontributin e shoqërisë civile në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në frymën e normalizimit të plotë, ne të nënshkruarit më poshtë, marrim përsipër të:

  1. Zgjerojmë debatin rreth normalizimit të marrëdhënieve përtej dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të përfshirë çështje që, nëse lihen pa vëmendje, do të kenë efekt negativ në marrëdhëniet e ardhshme, përfshirë këtu drejtësinë transicionale, arsimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve.
  2. Krijojmë mekanizma konsultativë për të siguruar përgatitjen e deklaratave të përbashkëta përmes konsultimeve të gjera, përfshirë këtu me komunitetet e prekura, për t’u siguruar që ato bazohen në informata të plota, të sakta dhe me kohë. Në një proces i tillë do të shqyrtohen elementët, si:
    • Motivimi – pse një deklaratë e caktuar po lëshohet në atë moment?
    • Portretizimi – si i paraqitet audiencës në fjalë motivimi për një deklaratë të tillë?
    • Përmbajtja – cilat fusha nuk janë marrë parasysh nga deklarata, sidomos kur bëhet fjalë për komunitetet pakicë?
    • Gjuha – a ndodh që përdorimi i fjalëve apo i terminologjisë i vë pa nevojë në antagonizëm marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve?
  3. Mbajmë të hapura kanalet e komunikimit –përfshirë me institucionet qendrore dhe ato lokale – për të ofruar këndvështrime nga komunitete të ndryshme, përfshirë informime konsultative mbi çështje të caktuara, duke e rritur kështu cilësinë e debateve rreth çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
  4. Prezantojmë këndvështrime me njeriun në qendër, lidhur me efektet e dialogut Kosovë-Serbi, si ato pozitive, ashtu edhe ato negative, duke u fokusuar në pasojat e padëshiruara ose të paparashikuara gjatë zbatimit të tyre në jetën e përditshme.
  5. Reagojmë ndaj çështjeve që janë brengë e përbashkët për shoqërinë civile në Kosovë dhe në Serbi (siç janë paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), shënjestrimi i mediave, OJQ-të me orientim pro qeveritar – GONGO-të, si dhe fondet e donatorëve, etj.), për të krijuar një mjedis më të favorshëm për angazhim qytetar.
  6. Angazhohemi në avokim të përbashkët dhe të bashkërenduar përballë qeverive qendrore dhe lokale, shto këtu bashkësisë ndërkombëtare, për të promovuar hapa të prekshëm që do të mund të kontribuonin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
  7. Lavdërojmë dhe kritikojmë bashkërisht hapat e ndërmarra nga qeveritë qendrore dhe ato lokale, shto këtu bashkësia ndërkombëtare, që ndikojnë pozitivisht ose negativisht në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
  8. Miratojmë qëndrime që i nxisin komunitetet tona të ndërmarrin hapa proaktivë që kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e integrimit dhe të bashkëpunimit.
  9. Ndjekim nisma për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve më të cenueshëm të shoqërisë, pa marrë parasysh se cilit komunitet i përkasin, përfshirë reagimin ndaj rasteve të gjuhës së urrejtjes që kanë efekt negativ në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, siç janë mohimi i krimeve të luftës, glorifikimi i kriminelëve të luftës, dhe përdorimi i termave fyes me bazë etnike.
  10. Rrisim vënien në pah të kontributit të shoqërisë civile në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes promovimit të nismave të njëra-tjetrës, duke promovuar në veçanti historitë pozitive të bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve mes njerëzve.

Secili prej këtyre zotimeve mbështetet nga parimi që bazohet në të drejtat e njeriut, se ne do të veprojmë mbi bazën e asaj që është e drejtë, jo sepse presim ose kërkojmë reagim reciprok nga të tjerët. Përveç tjerash, ne i njohim dhe i pranojmë rreziqet që i marrin përsipër akterët e shoqërisë civile kur flasin në publik dhe do të vazhdojmë të jemi të vëmendshëm ndaj kontekstit në të cilin operon shoqëria civile.

Mbështetur nga:

  1. Aktiv
  2. Artpolis – Art and Community Center
  3. Belgrade Center for Security Policy (BCSP)
  4. Center for Peace and Tolerance (CPT)
  5. Community Building Mitrovica
  6. Foundation Heartefact Fund
  7. Institute for Public Research (IJI)
  8. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
  9. Kosovo Law Institute (KLI)
  10. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  11. Local Peace, Leposaviq
  12. Livrit
  13. Musine Kokalari Institute for Social Policies
  14. Naš Svet, Naša Pravila (‘Our World, Our Rules’), Vranje
  15. New Social Initiative (NSI)
  16. Professor Vjollca Krasniqi, University of Prishtina
  17. Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  18. Reconciliation Empowering Communities (REC), Mitrovica
  19. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  20. Youth Initiative for Human Rights – Serbi
  21. Youth Initiative for Human Rights – Kosovë

 

Hulumtim rreth pozitës së komunitetit serb në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë

Iniciativa për Ndryshime Paqësore prezanton një hulumtim i realizuar si pjesë e projektit “Nga sfidat e përbashkëta në zgjidhjet e përbashkëta” rreth pozitës së komunitetit serb në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, i cili u zbatua bashkërisht nga Qendra për Demokraci dhe Arsim – Lugina nga Bujanoci dhe OJQ Aktiv nga Mitrovica veriore.

Hulumtimi synoi të eksploronte sfidat kryesore me të cilat përballen këto komunitete në lidhje me vendosjen e bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe qendrore, perspektivat e të rinjve, lirinë e lëvizjes dhe përdorimin e gjuhës. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se këto dy komunitete ndajnë probleme shumë të ngjashme jetësore – papunësia, paqëndrueshmëria ekonomike, migrimi, mosbesimi në institucione.

Hulumtimi tregoi se mosnjohja e diplomave të marra në Kosovë është problemi më i madh për shqiptarët nga jugu i Serbisë, ndërsa shumica dërrmuese e serbëve nga Kosova përmendin si problemin më të madh sigurinë, ndërsa të dy komunitetet janë të pakënaqur me nivelin e reagimit institucional ndaj nevojave të tyre.

Duke marrë parasysh shqetësimet dhe problemet e përbashkëta, konkluzioni kryesor është, se është e nevojshme të lidhet më tej komuniteti shqiptar nga jugu i Serbisë dhe ai serb nga veriu i Kosovës, me qëllim të krijimit të mekanizmat të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në të ardhmen.

Ju mund ta shikoni hulumtimin në më shumë detaje dhe ta shkarkoni këtu:

Rast studimor: forcimi i medias si palë e interesuar në ndërtimin e paqes

Iniciativa për Ndryshime Paqësore ka hartuar raportin që pasqyron punën e saj në mbështetjen e mediave të pavarura në Kosovë për të krijuar partneritete, e posaçërisht për të ndihmuar në mbledhjen, prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve. Raporti është në gjuhën angleze dhe i drejtohet partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të Serbisë, të cilët mbështesin zhvillimin e mediave të pavarura dhe punojnë drejt ndërtimit të paqes midis njerëzve individualisht dhe midis komuniteteve në përgjithësi. Në mesin e konkluzioneve të paraqitura, raporti sugjeron që projektet ndërkombëtare të shohin mediat vendore si burim të rëndësishëm për të arritur tek komunitetet. Raporti tërheq vëmendjen për situatën e pasigurt financiare të shumicës së mediave të pavarura vendore dhe sugjeron një qasje sistematike për të kontribuuar në qëndrueshmërinë e tyre. 

Partneriteti i përshkruar në rastin studimor ishte pjesë e projektit Amplifying Local Voices for Equitable Development, financuar nga Fondi i Konflikteve, Sigurisë dhe Stabilitetit i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. 

Partneritetet me pikësynim: mediat në Kosovë dhe në Serbi

Two media professionals talking

Një seri e Dialogjeve Konsultative të Mediave (DKM) të thirrura nga Iniciativa për Ndryshim Paqësor (PCi) gjatë dy viteve të kaluara, kanë identifikuar disa fusha të nevojave të përbashkëta në hapësirat mediatike të Kosovës dhe të Serbisë. Sfidat janë të thella dhe thelbësore. Problemet strukturore – si mjedisi i vështirë financiar dhe mungesa e mëpastajmë e resurseve – nuk mund të adresohen brenda natës. Megjithatë, ka hapa të ndryshëm që mund të ndërmerren menjëherë, për t’i bërë resurset ekzistuese të shkojnë më tej dhe t’i pajisin mediat me aftësitë e nevojshme për mjedisin bashkëkohor mediatik.

Kjo përfshin:

  1. Qasjet që orientohen kah partneriteti
  2. Ndërtimin e besimit nëpërmjet vetërregullimit
  3. Zhvillimin e aftësive të reja
  4. Të folurit me një zë të përbashkët

Qasjet që orientohen kah partneriteti

Realiteti me të cilin përballen mediat në Kosovë, në Serbi dhe gjetiu në Ballkanin Perëndimor kërkon një qasje të orientuar kah partneriteti që i zbeh disa nga sfidat themelore me të cilat përballen ato sa i përket resurseve të kufizuara. Megjithatë, bashkëpunimi ndërmjet gazetarëve dhe mediave në Kosovë dhe në Serbi nuk është praktikë e rëndomtë. Përveç kontakteve sporadike (zakonisht në ngjarje që lidhen me media), nuk ka asnjë qasje sistematike për ndërtimin e partneriteteve që janë me dobi të ndërsjellë dhe janë të qëndrueshme.

Qëllimi i këtyre partneriteteve është i trefishtë, përkatësisht:

  1. Zgjerimi i mbulimit – mbulimi i më shumë çështjeve;
  2. Thellimi i mbulimit – inkorporohen më shumë perspektiva dhe resurse;
  3. Zgjerimi i shtrirjes – më shumë platforma në një zonë më të gjerë gjeografike dhe të gjuhës së parë që e riprodhojnë përmbajtjen.

Ekzistojnë modele dhe strategji të ndryshme se si mund të ndiqen partneritete të tilla. Aty mund të përfshihet shkëmbimi i materialeve në audio, video ose të shkruara ose i personelit, ose mund të jetë bashkë-prodhimi ose shfrytëzimi i përbashkët e përmbajtjes. Ndonëse ka shembuj pozitivë të një partneriteti të tillë, ato shpesh janë ad hoc dhe varen nga lidhjet personale mes redaktorëve/menaxhmentit të mediave. Ata po ashtu priren të fokusohen në storiet që kanë në qendër zhvillimet politike kundrejt storieve që kanë në qendër njeriun.[1]

Për të ilustruar se si mund të strukturohen partneritete të tilla, merrni parasysh sa vijon:

  1. Shfrytëzimi i përbashkët i përmbajtjes, i materialeve në video/audio dhe i fotografive;
  2. Bashkë-prodhimet, sidomos për storiet e reportazhet komplekse multimediale;
  3. Shkëmbimi i informacionit, sidomos në situata krize;
  4. Kontrolli i përbashkët i fakteve të të dhënave dhe i tregimeve.

Ekzistojnë disa fusha të tjera ku mund të zhvillohet një bashkëpunim i tillë sistematik, duke përfshirë mes tjerasht edhe:

  1. Shkëmbimet dhe/ose pritjet e gazetarëve;
  2. Bursat – të ngjashme me shkrimtarët në programet e qëndrimit;
  3. Programet e punës praktike dhe të trajnimit në punë për gazetarët;
  4. Përpjekjet e përbashkëta për të identifikuar ‘lajmet e rreme’ dhe ndikimet e jashtme (Sistemi i Paralajmërimit të Dezinformimit).

Ndërtimin e besimit nëpërmjet vetërregullimit

Mediat e shkruara (dhe disa portale online) në Kosovë dhe në Serbi hyjnë nën kujdesin e Këshillave të Shtypit, që janë organe vetërregulluese që punojnë sipas kodeve etike dhe udhëzimeve profesionale të bazuara në standardet e BE-së. Këshillat e Shtypit të Serbisë dhe të Kosovës, të dy sosh janë të përfshirë në Asociacionet Evropiane të Këshillave të Shtypit, por nuk bashkëpunojnë drejtpërdrejt. Duke pasur parasysh çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes dhe raportimin paragjykues në Kosovë dhe në Serbi, bashkëpunimi sistematik mes tyre mund të ketë efekt transformues në marrëdhëniet e tyre.

Bashkëpunimi i tillë mund të përfshijë:

  1. Takimet periodike për të mësuar rreth punës dhe kontekstit të njëri-tjetrit;
  2. Sigurimin e materialeve si kodet etike në serbisht dhe shqip;
  3. Shkëmbimin e njohurive, të përvojave dhe resurseve;
  4. Organizimin e mbledhjeve të Komisionit të Përbashkët të Ankesave përkitazi me shkeljet e kodeve. Ai do të organizohej nga Këshilli i Shtypit i Serbisë nëse shkelja është në mediat serbe dhe anasjelltas;
  5. Reagimet e përbashkëta dhe mbështetjen publike, veçanërisht kur ankesat miratohen, duke ndërtuar kështu besimin në këtë proces;
  6. Ngjarjet e përbashkëta për gazetarët me cak gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, etj..

Zhvillimin e aftësive të reja

Mjedisi mediatik po ndryshon me shpejtësi. Ka kërcënime të reja, sidomos në lidhje me dezinformimin, por ka edhe mundësi të reja. Gazetaria bashkëkohore kërkon pa dyshim aftësi të reja, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me informata nga burime të hapura (OSINT), mediat sociale dhe analitikën e të dhënave. Megjithatë, mundësitë për zhvillim profesional janë të kufizuara. Gazetarëve u mungon koha dhe resurset për t’i ndërtuar dhe forcuar kapacitetet e tyre, ndërkohë që organet e mediave janë të kufizuara në aftësinë e tyre për të investuar në kapitalin njerëzor. Për të mbetur relevant në një epokë bashkëkohore, gazetarët dhe organet e medias duhet të krijojnë burime miqësore për përdoruesit – të bazuara në përvojën e jetuar – të cilat mund të ndihmojnë në udhëzimin e bashkëmoshatarëve të tyre në punët e tyre të përditshme. Në mënyrë ideale, mundësia për resurse të tilla do të zhvillohej në bashkëpunim me shoqatat përkatëse të gazetarisë dhe me institucionet akademike.

Ekzistojnë po ashtu hendeqe mes brezash që duhet të kapërcehen. Gjersa gjeneratat e vjetra të gazetarëve janë trajnuar në një kontekst tjetër, ku pa dyshim ata ishin me ndërgjegjësim dhe njohuri më të mëdha për çështjet e diversitetit etno-kombëtar, brezat më të rinj të gazetarëve janë rritur në një kontekst disi të më të ndryshëm. Megjithatë, ky grupi i fundit është më i përshtatur me format e tjera të diversitetit dhe tendencat e reja në media. Duke ofruar mundësi për rrjetëzim dhe forma të tjera bashkëpunimi, gazetarët me prejardhje të ndryshme mund të ngrisin në shkallë më të lartë të kuptuarit e tyre dhe të gëzojnë qasje më të madhe në një komunitet të caktuar.

Të folurit me një zë të përbashkët

Gati çdo media profesionale si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë po luftojnë për mbijetesë. Për shkak të tkurrjes së shumave dhe ndryshimit të prioriteteve të donatorëve, shumë media profesionale janë regjistruar si organizata të shoqërisë civile për të përmirësuar mundësinë e tyre për të drejta ligjore. Mediat e tjera profesionale kanë hapur OJQ-të e tyre të cilat mund të aplikojnë për financim. Thirrjet për propozime priren të jenë jashtëzakonisht të ndërlikuara, shpesh deri në atë masë sa që mediave të vogla u mungon kapaciteti për të aplikuar ose për t’i përmbushur kërkesat ligjore.

Rritja e vetëdijësimit brenda komunitetit të donatorëve për çështje të tilla do të kërkojë që mediat në Kosovë, në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor të angazhohen në avokim të përbashkët. Duke folur me një zë të përbashkët, mediat si entitete mund të dërgojnë një mesazh të fuqishëm dhe konstruktiv për nevojat e tyre specifike. Një avokim i tillë do të fokusohej edhe në mjetet e shpërndarjes, duke përfshirë mënyrën se si të shkohet përtej modelit klasik të ndërmjetësimit që do të thotë se shumë fonde nuk shkojnë drejtpërdrejt tek përfituesit.

Një avokim i tillë i përbashkët do të përforconte edhe rëndësinë e kushtëzimit të lirisë së medias në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ai do të fokusohej në çështjet e transparencës financiare dhe pronësore brenda mediave të Kosovës dhe të Serbisë, ndërkohë që do të nënvizonte rëndësinë e sigurisë së gazetarëve dhe aftësinë e tyre për të vepruar në një kontekst pa ndërhyrje politike. Për më tepër, ai do të nënvizonte rolin jetik që luan media në mbështetjen e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Duke tërhequr vëmendjen mbi çështje specifike, media e lirë është një pjesë qenësore e llogaridhënies dhe e transparencës, gjersa përcjellë shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.

Sqarim

Të gjitha idetë e përfshira në këtë punim kanë dalë gjatë Dialogjeve Konsultative të Mediave të zhvilluara nga PCi, plus nga konsultimet pasuese me pjesëmarrës të veçantë. Qëllimi i këtij punimi është që të nxisë diskutime të mëtejme rreth qasjeve të përfshira këtu, duke pasur PCi në dispozicion, për të lehtësuar zhvillimin e propozimeve specifike.

Për pyetje të mëtejme, ju lutemi kontaktoni në anthony.foreman@peacefulchange.org


[1]Në secilën nga tetë DKM-të, mungesa e storieve të tilla ka dalw si diçka që u mungon shumë mediave si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Bazuar në idetë e lansuara në DKM-të, PCi prezantoi një çmim special për përmbajtje të tilla mediatike dhe dha një çmim vjetor për dy vjet radhazi.

Përtëritja e zotimeve ndaj kauzës së paqes

renewing commitments to peace

Shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi ka ripërsëritur përkushtimin e saj për të punuar në mënyrë aktive drejt normalizimit të marrëdhënieve në të gjithë rajonin, në veçanti ndërtimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit në përputhje me kushtet dhe frymën e nenit 6 të udhërrëfyesit të fundit për normalizimin, përmes të cilit Palët kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm në një sërë fushash.

Ngjarja e dhunshme e 24 shtatorit ka pasur ndikim të thellë në marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur ato tashmë kishin ardhur në rënie e sipër.

Narrativat përçarëse – që burojnë nga përbrenda politikës, medias dhe gjetiu – po nxisin tensione, veçanërisht ndërmjet vetë komuniteteve që e bartin barrën e konfliktit.

Ndjenjat e pasigurisë i përshkojnë komunitetet në mënyra shumë të dallueshme dhe të thella. Të gjithë po luftojnë me pasojat përkundrejt shkaqeve të krizës. Kujtimet e së kaluarës po ri-sillen në kujtesë përmes realiteteve të së tashmes.

Kostot e krizës janë më të dukshme se kurrë. Shumë sish raportohet se tashmë janë larguar – ose se po planifikojnë të largohen – jo vetëm nga veriu i Kosovës, por nga mbarë rajoni.

Në një kontekst të tillë, është më e rëndësishme se kurrë të përpiqemi të kuptojmë se si komunitete të ndryshme po e përjetojnë në jetën e tyre të përditshme, kontekstin që po ndryshon me shpejtësi. Kjo ndodh për t’i zbutur ndikimet negative dhe për t’i shpëtuar ato pozitive që vazhdojnë të ekzistojnë, gjersa bëhet përpjekje të rivendoset besimi dhe të ndërtohet mirëbesimi.

Asnjë zhvillim nuk është i mundur kur njerëzit ndihen të pasigurt ose kur kanë paqartësi për të ardhmen e tyre; kur ka dyshime dhe hezitime për atë se çfarë do të ndodhë nesër. Duhet të ndërtojmë themele të forta mbi të cilat mund të ndërtohet një e ardhme e begatë. Përderisa do të ketë dyshime dhe hezitime lidhur me kotësinë e një kursi të tillë, ne besojmë fuqishëm se ka pak alternativa.

Në momente të tilla, mendojmë se është e domosdoshme ta përsërisim zotimin tonë për paqen dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Jemi të përkushtuar që Kosovën dhe Serbinë t’i bëjmë vendet më të mira të mundshme për të jetuar, sidomos për gjeneratat e ardhshme.

Zgjidhja e armatosur e konflikteve nuk duhet të jetë alternativë ndaj dialogut, pavarësisht sa kohë mund të marrë kjo. Ne duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të zhvillojmë nisma të përbashkëta për ta transformuar shoqërinë tonë.

Është jetike që njerëzit të qëndrojnë së bashku për t’u përballur me narrativat që gjenerojnë konflikte, ndërkohë që hapin – dhe vetë mbeten të hapur ndaj – kanaleve të reja të komunikimit dhe burimeve të reja të informatave. Pavarësisht sfidave dhe ngecjeve, ne mbetemi të përkushtuar ndaj një kursi të tillë.

Ne jemi veprimtarë të shoqërisë civile, të përkushtuar për të punuar në mënyrë aktive për normalizimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të të gjitha niveleve që t’i mbështesin hapat për ndërtimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit brenda dhe ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në pajtim me kushtet dhe frymën e udhërrëfyesit të fundit për normalizim – veçanërisht nenit 6, përmes të cilit palët janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen në fusha të ndryshme. Ne dënojmë çdo gjuhë që gjeneron konflikte, e veçanërisht kur ajo drejtohet kundër atyre që i përkushtohen ndërtimit të lidhjeve më të forta ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ne marrim përsipër të bëjmë gjithçka që është e mundur për rivendosjen e besimit – tek njëri-tjetri, tek institucionet tona dhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis më të mirë, një hapësirë më të gjerë, në të cilën marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve mund të ngriten në shkallë më të lartë për të mirën e të gjithë njerëzve në Serbi dhe në Kosovë.

Nënshkruesit

  1. Aktiv
  2. Artpolis 
  3. Centre for Peace and Tolerance
  4. Community Building Mitrovica
  5. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  6. Foundation Heartefact Fund, Belgrade
  7. Gorazdevac Media Group
  8. Institute for Public Research – IJI, Gracanica
  9. Kosovo Law Institute
  10. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  11. Local Peace, Leposaviq
  12. Livrit Creative Center
  13. New Perspektiva, Kosovo
  14. New Social Initiative (NSI), North Mitrovica
  15. Peer Educators Network – Pristina
  16. Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  17. Vjollca Krasniqi, University of Prishtina
  18. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
  19. Youth Initiative for Human Rights in Kosovo
  20. Youth Initiative for Human Rights in Serbia

 

Gratë në Media: Kosovë dhe Serbi

Cover image women in media report

Projekti i PCi-t për Ballkanin Perëndimor “Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë” – ALVED, ka organizuar një seri Dialogjesh Konsultative të Mediave (Media Consultation Dialogues) gjatë së cilave janë bërë bashkë shumë profesionistë të medias nga Serbia dhe Kosova për të diskutuar dhe reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar skenën mediatike, për të reduktuar narrativat përçarëse, dhe për të rritur bashkëpunimin ndërmjet gazetarëve dhe mediave përtej ndarjeve etnike. Dialogjet kanë përfshirë tema të tilla si puna e organeve rregullatore të medias; rëndësia e mediave lokale; qëndrueshmëria e medias së pavarur; rrënjët dhe shkaqet e rrëfimeve përçarëse si dhe pse mungon empatia për “tjetrin”.

One of the Media Consultation Dialogues focused on “Women in the Newsroom” and looked at the positioning of women in media and the level of (in)equality with their male colleagues and the ways this affects the way that women are represented in the media. A comprehensive questionnaire was sent out to close to a thousand media professionals in both Kosovo and Serbia and PCi is proud to present the results of this study together with a set of recommendations on how these worrying findings can be addressed.

Në vitin 2023 është e papranueshme të kuptohet se një në tre gra që punon në mediat serbe dhe një në katër në mediat kosovare kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale. Ose gjetja se rreth 30% e grave që punojnë në mediat kosovare dhe serbe janë diskriminuar për shkak të moshës apo pamjes së tyre. Fakti që shtatë nga dhjetë gra po mendojnë të ndryshojnë punë dhe profesion nga media, sigurisht që nuk është rezultat i statusit të kënaqshëm të grave në mediat kosovare dhe serbe. Për informata tjera të hollësishme mund t’i referoheni raportit.

Raporti i publikuar është i qasshëm përmes linqeve më poshtë.

Raporti i Serbisë në gjuhën serbe

Raporti i Serbisë në gjuhën shqipe

Raporti i Serbisë në gjuhën angleze

Raporti i Kosovës në gjuhën shqipe

Raporti i Kosovës në gjuhën serbe

Raporti i Kosovës në gjuhën angleze

Deklaratë e përbashkët e të rinjve nga jugu i Serbisë

Organizatat e shoqërisë civile nga Serbia nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje autoriteteve dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin hapa për të siguruar pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në procesin e vendimmarrjes dhe ndërtimin e paqes në përputhje me parimet e Rezolutës 2250 të Kombeve të Bashkuara “Rinia, Paqja dhe Siguria”.

Deklarata i referohet edhe dhjetëvjetorit të Planit shtatëpikësh për Integrimin e Shqiptarëve dhe thekson rëndësinë e përfshirjes së perspektivës së të rinjve për përmbushjen e detyrimeve të planit. Deklarata e plotë është më poshtë:

Angazhimi i të rinjve në Serbinë jugore

Ne të poshtë-shënuarit bëjmë thirrje për hapa më të mëdhenj për të siguruar pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendim-marrjes dhe të ndërtimit të paqes në Serbinë jugore, në përputhje me frymën dhe parimet e Rezolutës 2250 të Këshillit të Sigurimit të KB-ve për Rininë, Paqen dhe Sigurinë.

Kriza demografike që ka prekur komunitetet anembanë Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor është para së gjithash çështje e të rinjve; të atyre që vendosin të largohen nga shtëpitë e tyre sepse nuk shohin ndonjë të ardhme të qëndrueshme. Për t’i kuptuar shkaqet – dhe zgjidhjet e mundshme – të këtij problemi, të rinjtë duhet të dëgjohen

Dhjetë vjet pas Planit Shtatë-Pikësh që ka të bëjë me komunitetin shqiptar në Serbinë jugore, ne besojmë fuqimisht se është koha që të inkorporohen zërat e të rinjve, për të siguruar realizimin e zotimeve të atij plani. Të gjitha komunitetet janë të prekura nga dështimi i zgjidhjes së çështjeve që lidhen me integrimin.

Shumë nga fushat trajtuara nga plani prekin të rinjtë, veçanërisht ato fusha që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike; arsimin, kulturën dhe mediat; si dhe masat e sigurisë dhe të ndërtimit të besimit.

Ndonëse i mirëpresim përpjekjet e fundit për përtëritjen e planit dhe zbatimin e tij, mendojmë se progresi mund të përshpejtohet duke i dëgjuar pikëpamjet dhe vizionet e të rinjve për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura në Serbinë jugore.

Sa i përket ekonomisë, për shembull, nivelet e larta të papunësisë së të rinjve vazhdojnë t’i shtyjnë njerëzit të kërkojnë mundësi diku tjetër; një problem i cili ndërlikohet më tej nga mungesa e progresit në njohjen e diplomave. Çdo plan për ta rigjallëruar ekonominë e Serbisë jugore duhet t’i ketë të rinjtë në qendër të tij.

Energjia dhe krijimtaria e lindur tek të rinjtë do të thotë se ata janë element i pashmangshëm i çfarëdo progresi në sferën e arsimit, të kulturës dhe të medias. Gjuha mbetet pengesë kryesore për integrimin dhe ne do të përpiqemi të punojmë përmes strukturave të arsimit formal dhe joformal, për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

Përvojat këtu dhe gjetiu tregojnë se të rinjtë zotërojnë kurajon dhe guximin e nevojshëm për t’u përballur me trashëgimitë nga e kaluara, si dhe për të ndërtuar besimin në dobi të së ardhmes. Duke iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes dhe retorikës përçarëse, jemi të përkushtuar t’i ulim tensionet aty ku ato mund të shfaqen dhe t’i sfidojmë mënyrat se si komunitetet e ndryshme flasin për njëri-tjetrin. Qoftë kjo përmes sportit, artit, kulturës apo mjeteve të tjera, ne do të hulumtojmë mënyra për t’i bashkuar të rinjtë nga komunitetet e ndryshme. Tashmë ka shumë shembuj pozitivë që do t’i lartësojmë dhe do t’i ndajmë me të tjerët.

Me Trupin Koordinues për Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, tani nën udhëheqjen e re, besojmë se ky është një moment i rëndësishëm për të përqafuar qasje të reja për zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen të gjitha komunitetet në Serbinë jugore.

Po ashtu e mirëpresim Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) të sapoformuar dhe shpresojmë që mandati i tij do të përdoret për t’i avancuar, në mënyrë të shprehur qartë, interesat e të rinjve në Serbinë jugore; jo vetëm në lidhje me Planin Shtatë-Pikësh, por në fushën e kulturës, arsimit, informacionit dhe të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit. U bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me KKSH-në dhe udhëheqjen e saj.

Në fund, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, e veçanërisht Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të konsultohet aktivisht me aktivistët rinorë dhe shoqërinë civile që e përfaqëson rininë, për të siguruar që nevojat dhe brengat e tyre të përfshihen në diskutimet rreth Serbisë jugore.

Për një kohë tepër të gjatë flitet për të rinjtë në Serbinë jugore, por rrallëherë flitet me ta. Ne i dimë nga përvoja e dorës së parë sfidat me të cilat përballen të rinjtë dhe jemi të gatshëm të propozojmë zgjidhje për të siguruar që sa më shumë prej tyre të zgjedhin të mbeten në Serbinë jugore dhe të ndërtojnë një shtëpi plotë jetë për veten dhe familjet e tyre.

  1. Shoqata e të rinjve “Naš svet, naša pravila”
  2. Shoqata “Livrit “
  3. Shoqata “Beyond”
  4. Shoqata “Budi aktivan 16”
  5. Građanske inicijative
  6. Iniciativa mladih za ljudska prava Srbija
  7. Shoqata “Erudita”
  8. Hanapress.net
  9. Udruženje Romkinja Bujanoc
  10. Shoqata “The Future”
  11. Omladinski centar za promene
  12. Info Wiki
  13. Agreenment
  14. Qendra B

Mbështetje për mendimin ndryshe dhe lirinë e shprehjes

Ne, të poshtënënshkruarit, dënojmë fuqishëm çdo akt frikësimi drejtuar Sofija Todoroviqit, Drejtoreshë e Programit Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Në veçanti, jemi thellësisht të shqetësuar për mbishkrimet e vendosura në një ndërtesë afër vendbanimit të znj. Todoroviq. Është e domosdoshme që rastet e tilla të hetohen urgjentisht nga autoritetet përkatëse. Askush nuk duhet t’i nënshtrohet kërcënimit me dhunë fizike.

Të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejtë t’i shprehin mendimet e tyre për të gjitha çështjet pa frikë nga hakmarrja apo pasojat. Kjo vlen edhe për çështjen e statusit të Kosovës.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut të hapur dhe të qëndrueshëm, pjesë themelore e të cilit është edhe mospajtimi.

Për më shumë se një dekadë, qeveritë përkatëse në Kosovë dhe Serbi kanë qenë të përfshira në dialogun Beograd-Prishtinë, duke arritur kompromise përmes angazhimit sy më sy, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Marrëveshja e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë është zotim për t’i vazhduar bisedimet, për të vazhduar me gjetjen e zgjidhjeve nga të cilat mund të përfitojnë të gjitha komunitetet. Përderisa është vërejtur një rritje tensionesh, ne fuqishëm besojmë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet de-eskalimi dhe të vendosen themelet e përparimit.

Pavarësisht mendimit për statusin e Kosovës, çdo individ duhet të jetë në gjendje ta shprehë atë haptas dhe me bindje. Përpjekjet për t’i heshtur zërat, siç është rasti tani me znj. Todoroviq, duhet të denoncohen nga të gjithë.

Artikulimi i një vizioni për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon njerëz të gatshëm dhe me guxim ta ngrenë zërin pa frikë nga pasojat. Në mungesë të një konsensusi është edhe më jetike krijimi i hapësirave të sigurta ku mund të propozohen ide dhe të dëgjohen këndvështrime të ndryshme.

Heshtja e perspektivave alternative – veçanërisht përmes kërcënimeve serioze – përfundimisht do t’i dëmtojë jo vetëm marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe vetë zhvillimin e demokracisë.

Ne qëndrojmë në solidaritet me znj. Todoroviq dhe mbetemi të përkushtuar për t’i debatuar çështjet që shkaktojnë tensione brenda dhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me synimin që të gjejmë zgjidhje nga të cilat mund të përfitojnë të gjitha komunitetet.

Nënshkrues

  1. Aktiv
  2. Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)
  3. Qendra për Demokraci dhe Arsim – Luginë, Bujanoc
  4. Nismat Qytetare
  5. Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë
  6. Fondacioni BFPE për një Shoqëri të Përgjegjshme (BFPE)
  7. Instituti i Kosovës për Drejtësi
  8. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  9. Local Peace
  10. Lugina Lajm Portal – Bujanoc
  11. Iniciativa e Re Sociale
  12. Prof. Vjollca Krasniqi, Universiteti i Prishtinës
  13. Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE)
  14. Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS)
  15. Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  16. Ramadan Ilazi, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)