Lajmet: Lajmet nga Pci

Rast studimor: forcimi i medias si palë e interesuar në ndërtimin e paqes

Iniciativa për Ndryshime Paqësore ka hartuar raportin që pasqyron punën e saj në mbështetjen e mediave të pavarura në Kosovë për të krijuar partneritete, e posaçërisht për të ndihmuar në mbledhjen, prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve. Raporti është në gjuhën angleze dhe i drejtohet partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të Serbisë, të cilët mbështesin zhvillimin e mediave të pavarura dhe punojnë drejt ndërtimit të paqes midis njerëzve individualisht dhe midis komuniteteve në përgjithësi. Në mesin e konkluzioneve të paraqitura, raporti sugjeron që projektet ndërkombëtare të shohin mediat vendore si burim të rëndësishëm për të arritur tek komunitetet. Raporti tërheq vëmendjen për situatën e pasigurt financiare të shumicës së mediave të pavarura vendore dhe sugjeron një qasje sistematike për të kontribuuar në qëndrueshmërinë e tyre. 

Partneriteti i përshkruar në rastin studimor ishte pjesë e projektit Amplifying Local Voices for Equitable Development, financuar nga Fondi i Konflikteve, Sigurisë dhe Stabilitetit i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. 

Të dashur gazetarë, redaktorë, studentë të gazetarisë dhe dashamirës të shkrimit,

Ju ftojmë të shkruani storien tuaj për një pjesë të jetës që përshkruan një realitet, qoftë pozitiv apo sfidë, nga prizmi i multietnicitetit në Kosovë dhe Serbi. Çmimi për Media pranon aplikime deri më 31 dhjetor 2022, që do të thotë se ka tre muaj kohë për të hulumtuar dhe shkruar një histori që tregon se si bashkëjetojnë pjesëtarët e kombeve të ndryshme në Serbi apo Kosovë.

Për vitin 2022, PCi ka dyfishuar çmimin e parë në të dyja kategoritë (formati audioviziv dhe i shkruar) në 2,000 euro dhe mirëpret aplikimet tuaja.

Nëse keni një storie që është shkruar në të kaluarën, në çdo kohë gjatë periudhës ndërmjet 1 janarit 2022 dhe 31 dhjetorit 2022, ju keni të drejtë të aplikoni për Çmimin për Media 2.

Një nga kriteret kryesore për pranueshmëri është që këto storie duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe ose serbe dhe duhet të jenë botuar më ose para datës 31 dhjetor 2022 (data më e hershme e publikimit duhet të jetë: 1 janar 2022).

Për informacione të tjera në lidhje me kriteret e Çmimit për Media, ju lutemi t’i referoheni dokumenteve më poshtë. Thirrja për aplikim është në dispozicion në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe.

Aplikimet pranohen online përmes formularit Google Form në dispozicion këtu: https://forms.gle/SHBtT7pVmm2unyZd8

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni me email në: media.award@peacefulchange.org.

Me fat!

Ekipi i Peaceful Change Initiative (PCi).

Çmimi për Media i PCi-së në Kosovë dhe në Serbi: Hapet konkursi

Award Ceremony Media Award 2021 Serbia

Nisma për Ndryshim Paqësor (shkurt PCi, nga gjuha angleze Peaceful Change initiative), njofton se për të dytin vit radhazi, i bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, përfaqësuesve të mediave dhe të tjerëve, të ndajnë me ne storiet e tyre mbi bashkëjetesën shumetnike në Kosovë dhe Serbi. Ideja origjinale për Çmimin erdhi si rezultat i një sërë edicionesh të dialogut konsultativ të mediave, të cilat bënë bashkë mbi njëqind gazetarë, redaktorë dhe ekspertë të mediave më të rëndësishme nga Kosova dhe Serbia për të diskutuar se si mund të përmirësohet skena mediatike, veçanërisht kur raportohet për komunitetet e njëri-tjetrit.

Për vitin 2022, PCi ka dyfishuar çmimin e parë në të dyja kategoritë (formati audioviziv dhe i shkruar) në 2,000 euro dhe pret të marrë edhe më shumë aplikime këtë vit. Kemi shumë arsye të besojmë se ky do të bëhet një çmim tradicional vjetor.

Thirrja për aplikime është e hapur deri më 31 dhjetor 2022 dhe aplikimet do të vlerësohen nga një juri profesionale e cila do të përzgjedhë storiet dhe mediat fituese, pasi fituesit në të dyja kategoritë fitojnë po ashtu një çmim për median ku janë publikuar fillimisht.

Për informacion të detajuar rreth konkurrimit, ju lutemi klikoni në Termat e Referimit më poshtë, të disponueshme në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe.

Çmimi për Media ndahet vetëm për storiet e publikuara në periudhën 1 janar 2022 dhe 31 dhjetor 2022. Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në vegëzën e mëposhtme: https://forms.gle/3XWBbGFMMJqBtiw47. Afati i fundit për aplikim është data 31 dhjetor 2022.

Award Ceremony Media Award 2021 Serbia

Shpallet konkursi i dytë vjetor i Çmimit për Media nga PCi

Press conference, a number of people gathered to watch the launch

Në një ngjarje të formatit hibrid që po mbahej për herë të parë, PCi shpalli publikisht konkursin e dytë vjetor të Çmimit për Media për bashkëjetesën shumetnike në Kosovë dhe Serbi, në një konferencë për shtyp që u mbajt njëkohësisht në Beograd dhe në Prishtinë. Anëtarët e dy jurive (çmimi ndahet për përmbajtje mediatike në gjuhën shqipe dhe serbe) dhe disa nga fituesit e çmimit të vitit të kaluar folën për rëndësinë e çmimit.

Anëtarja e jurisë për gjuhën serbe, Jelena Obućina, tha se çmimi është një nxitje e shkëlqyer si për gazetarët ashtu edhe për mediat që t’u kushtojnë më shumë vëmendje storieve për jetën e përditshme dhe bashkëjetesën paqësore. Kolegia e saj për gjuhën shqipe, Violeta Oroshi, u pajtua nga Prishtina, duke i ftuar gazetarët që të tregojnë storiet pozitive që ekzistojnë, por që rrallë e gjejnë rrugën deri në hapësirën mediatike. 

Filip Švarm, kryeredaktor i së përjavshmes nga Beogradi VREME, medium ky që fitoi çmimin e parë vitin e kaluar, tha se “në një kohë që është e ngarkuar me lajme të errëta, është kaq e rëndësishme të tregohet jeta dhe bashkëpunimi midis kombeve”. 

Ardiana Thaçi, fituesja e çmimit të parë në kategorinë e formatit audioviziv në gjuhën shqipe, tha se “është detyrë e mediave në gjuhën e shumicës të raportojnë për jetën e pakicave”, siç bëri ajo në storien e saj që u vlerësua me çmim.  

Përmes Çmimit për Media, PCi synon të promovojë dhe të shpërblejë përmbajtjen mediatike nga Kosova dhe Serbia që eksploron tema të lidhura me bashkëjetesën e komuniteteve, me synimin përfundimtar për të kontribuuar në ngushtimin e narrativave të tanishme përçarëse.

Konkursi është i hapur për storie të publikuara ndërmjet 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2022 dhe çmimi i parë në të dyja kategoritë (format audio/viziv dhe format i shkruar) është 2,000 euro. Për informacion të detajuar rreth konkurrimit, ju lutemi klikoni në Termat e Referimit më poshtë, të disponueshme në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe.

Për të aplikuar, ju lutemi klikoni këtu: https://forms.gle/3XWBbGFMMJqBtiw47.

Afati për aplikim është deri më 31 dhjetor 2022

Press conference, a number of people gathered to watch the launch

Shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi bën thirrje që të respektohet sundimi i ligjit në Deçan

Organizatat e shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia janë bashkuar për të dënuar deklaratën e fundit të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili është zotuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit nuk do të zbatohet kurrë. Nënshkruesit e deklaratës bëjnë thirrje për respektimin e shtetit të së drejtës.

Shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi bën thirrje që të respektohet sundimi i ligjit në Deçan

Ne, të nënshkruarit, jemi të shqetësuar për pasojat negative të vazhdueshme të deklaratës së fundit të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili është zotuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit nuk do të zbatohet kurrë.

Të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohen. Kushtetuta ofron garancë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës, por garancitë e tilla kanë kuptim vetëm nëse vendimet e gjykatave zbatohen nga subjektet fizike dhe juridike në mbarë Kosovën.

Moszbatimi i aktgjykimeve ligjore çon vetëm në ndjenjë pasigurie për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shërben vetëm si dëmtues i besimit në sundimin e ligjit në Kosovë.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste zyrtare publike që të përmbahen nga dhënia e deklaratave që shërbejnë vetëm për dëmtimin e besimit në sundimin e ligjit.

Nënshkruesit

  1. Aktiv
  2. Civic initiatives (Gradjanske inicijative)
  3. Center for Peace and Tolerance
  4. Democracy + (D+)
  5. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
  6. Gorazdevac Media Group
  7. Jelena Lončar, Akademike, Universiteti i Beogradit
  8. Kosovo Law Institute
  9. New Social Initiative (NSI)
  10. NGO Be Active 16, Preshevë
  11. Qendra mediale, Çagllavicë
  12. The Future, Bujanoc
  13. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  14. Vjollca Krasniqi, Akademike, Universiteti i Prishtinës
  15. YIHR Serbi
  16. YIHR Kosovë
  17. YUCOM
  18. Valon Arifi, Aktivist qytetar

Lufta në Ukrainë ngjall shqetësime për Ballkanin Perëndimor

PCi ju prezenton deklaratën e plotë të lëshuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistëve nga Serbia dhe Kosova që dënojnë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia për pasojat e mundshme të pushtimit rus të Ukrainës për Ballkanin Perëndimor

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka lëkundur rendin ndërkombëtar. Ballkani Perëndimor është veçanërisht i cenushëm karshi zhvillimeve globale që vënë në rrezik ligjin ndërkombëtar, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ne, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia, dënojmë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe u bëjmë thirrje qeverive tona që të rreshtohen me qendrimet e Bashkimit Evropian.

Për më tepër, ne i bëjmë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të ndryshojnë paradigmën e zgjerimit për të siguruar një qasje praktike dhe proaktive ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi që të mbështesë rajonin tonë për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Pasojat e shkeljeve të tilla të ligjit ndërkombëtar mund të jenë jashtëzakonisht destabilizuese për rajonin tonë. Agresoni i Rusisë ndaj Ukrainës përbën një moment përcaktues në histori; moment që kërkon një përgjigje të menjëhershme nga qeveritë tona dhe komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur sundimin e ligjit, rendin ndërkombëtar, solidaritetin dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor.

Situata aktuale rithekson rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë drejt sigurimit të paqes së qëndrueshme, prosperitetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Rrethanat e krijuara nga kjo situatë ofrojnë një mundësi për të reflektuar dhe ridizajnuar procesin e dialogut drejt një procesi gjithëpërfshirës që do të rezultonte në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe afatgjate. Në këtë aspekt, ne e shohim nevojën e veprimeve urgjente nga Bashkimi Evropian (BE) për të nxitur dhe mbështetur reforma thelbësore – veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit – në mënyrë që të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi është angazhuar në mënyrë aktive në proceset e ndërtimit të paqes gjatë viteve, duke përfaqësuar zërat e komunitetit dhe shqetësimet e përditshme të qytetarëve të cilat mbesin nën hijen e zhvillimeve politike. Në këtë kohë krize, ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të na mbështesë në dënimin e retorikës përçarëse, politikave autoritare dhe diskurseve populiste dhe nacionaliste që shërbejnë për të heshtur zërat kritikë dhe për të ngjall frikë dhe mosbesim mes komuniteteve.

Duke synuar uljen e përhapjes së dezinformatave që mund të shpien drejt përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit, ne gjithashtu i bëjmë thirrje përfaqësuesve të mediave që të angazhohen maksimalisht për raportim të drejtë dhe të paanshë.

Nënshkruesit:

  1. Aktiv
  2. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC), Mitrovica
  3. Balkans Policy Research Group (BPRG)
  4. Belgrade Centre for Security Policy (BCBP)
  5. Centre for Interdisciplinary Studies of the Balkans (CisBalk)
  6. Center for Peace and Tolerance (CPT), Gracanica
  7. Centre for Regionalism
  8. Civic Initiatives
  9. Democracy Plus (D+)
  10. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  11. Igor Novaković, Analyst, Belgrade
  12. Institute for Territorial Economic Development (InTER)
  13. Institute for European Affairs (IEA)
  14. Institute for Serbian and Albanian Coexistence
  15. Jelena Lončar, Academic, University of Belgrade 
  16. Kosovo Center for Security Studi (KCSS)
  17. Kosovo Law Institute (KLI)
  18. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  19. Milan Antonijević, Lawyer
  20. New Social initiative (NSI), Mitrovica
  21. Peer Educators Network (PEN), Prishtinë
  22. Rahim Salihi, civil society activist, Bujanovac.
  23. Radio KIM Media Group
  24. The Balkan Forum
  25. Valon Arifi, civil society activist
  26. Vjollca Krasniqi, Academic, University of Pristina
  27. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  28. Youth Initiative for Human Rights – Serbia
  29. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo

Shprehje solidariteti nga PCi me paqendërtuesit ukrainas

Dënojmë ashpër shkeljen e paqes dhe integritetit territorial në Ukrainë dhe shkatërrimin e pakuptimtë dhe humbjen e jetëve të shkaktuar nga aksioni i pajustifikuar ushtarak i kryer nga Qeveria e Federatës Ruse. Bëjmë thirrje për pushim të menjëhershëm të sulmeve ndaj Ukrainës dhe për mbrojtjen e civilëve. Jemi tejet të shqetësuar se lufta do të çojë në një konflikt të pamëshirshëm afatgjatë me kosto të mëdha njerëzore dhe mjedisore dhe shprehim solidaritetin tonë me ndërtuesit e paqes dhe aktorët e shoqërisë civile në të gjitha pjesët e Ukrainës, të cilët po punojnë me guxim për të ruajtur strukturën sociale të komuniteteve të tyre dhe për të mbështetur parimet e humanizmit të përbashkët.

Që nga viti 2016, ne kemi qenë dëshmitarë të dorës së parë të punës së guximshme të paqendërtuesve që kanë bërë përpjekje heroike për të kapërcyer ndasitë e krijuara që nga viti 2014 dhe durimin e treguar në përkushtimin e tyre ndaj paqes. Aksioni i tanishëm ushtarak shkon drejtpërdrejt kundër qëllimit të deklaruar të udhëheqjes ruse për të vendosur marrëdhënie vëllazërore me fqinjin e tyre dhe për të zhvilluar një vizion për sigurinë e pandashme në Evropë.

Aksioni i tanishëm ushtarak jo vetëm që është jashtë suazave të së drejtës ndërkombëtare, por ne besojmë fuqimisht se është në thelb kundër interesave të Federatës Ruse, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe një aktor dhe përfitues kyç i sistemit aktual të sigurisë ndërkombëtare.

Ne i bashkohemi thirrjeve të miqve dhe partnerëve tanë brenda Ukrainës për ndihmë ndërkombëtare dhe veprim të koordinuar për t’i dhënë fund dhunës dhe për të ndihmuar popullin e Ukrainës dhe për të nxitur miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë që të ofrojnë të gjithë ndihmën diplomatike dhe humanitare.

Shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi shpreh qëndrim kundër ndarjes

PCi prezenton deklaratën e përbashkët të lëshuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët nga Serbia dhe Kosova, të cilët parashtrojnë një sërë pikash që i përgjigjen kontekstit aktual të marrëdhënieve në rajon.

Deklaratë e Përbashkët e Pjesëtarëve të Shoqërisë Civile të Kosovës dhe Serbisë

Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.

Të shqetësuar se dialogu po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të rëndësishme si dobësimi i sundimit të ligjit, korrupsionit dhe sfidave që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.

Duke marrë parasysh se dallimet kontekstuale në lidhje me nivelet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës:

U bëjmë thirrje qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të:

  • vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme;
  • zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura;
  • përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë;
  • zotohen për transparencë dhe të sigurojnë pjesëmarrje qytetare;
  • marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim;
  • respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë; dhe,
  • ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:

  • mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi;
  • pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;
  • mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);
  • angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve;
  • nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.

Ne zotohemi të vazhdojmë:

  • nxitjen e një debati thelbësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë;
  • shkëmbimin në kohën e duhur të informatave rreth çështjeve, kontekstit dhe zhvillimeve në të dyja shoqëritë;
  • reagime të përbashkëta për çështje që përkeqësojnë situatën në terren dhe kanë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve;
  • përqëndrimin tonë në sfidat e vazhdueshme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhe apo janë margjinalizuar për shkak të çështjeve ose incidenteve aktuale;
  • krijimin e një hapësire për udhëheqje proaktive të shoqërisë civile në krijimin e marrëdhënieve më të mira dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, dhe jetës së përditshme të qytetarëve;
  • t’i marrim parasysh dallimet ndërmjet proceseve në Serbi dhe Kosovë dhe reagojmë në përputhje me ato procese duke kërkuar veprime në drejtimin e duhur;
  • përfshirjen e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe mundësimin e përfshirjes së konsiderueshme për secilin dhe të gjithë.

Nënshkruesit:

  1. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC), Mitrovicë Veriore
  2. Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
  3. Assist Kosovo Center – ASSIST, Prishtinë
  4. Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE) / Fondacija BFPE za odgovorno društvo
  5. Belgrade Centre for Security Policy
  6. Balkan Policy Research Group
  7. Crno-beli svet, Mitrovicë Veriore
  8. Center for Advocacy and Democratic Development (CADD)
  9. Center for Peace and Tolerance (CPT)
  10. Centar za regionalizam, Novi Sad
  11. Civic Initiatives, Beograd
  12. Council for Human Rights – Bujanovac
  13. Democracy Plus (D+)
  14. Drita Dibrani, Aktiviste e shoqërisë civile
  15. European Fund for Balkan
  16. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
  17. HANDIKOS, Kosovë
  18. Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, Kosovë
  19. Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI)
  20. Institute for Territorial Economic Development (InTER)
  21. Jelena Lončar, Akademike nga Universiteti i Beogradit
  22. Kosovo Law Institute (KLI)
  23. Kosovo Center for Security Studies (KCSS)
  24. Kosovo Democratic Institute (KDI)
  25. Leadership and Development (LAD)
  26. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  27. Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
  28. NGO Advocacy for Society Development (AFSD)
  29. NVO “PLEJADA”, Prizren
  30. NVO Communication for the development of society CSD, Graçanicë
  31. NGO Aktiv
  32. New Social Initiative, Mitrovicë
  33. OJQ “Drugëza”
  34. OJQ “VISION 02”, Istog
  35. OJQ Aureola
  36. OJQ Qendra e Gruas “ATO”, Vushtrri
  37. OJQ Roma in Action, Gjakovë
  38. Open Society Foundation
  39. Rahim Salihi, Aktivist i shoqërisë civile
  40. The Balkan Forum
  41. Unioni i Punëtorëve Social të Kosovës
  42. Valon Arifi, Aktivist i shoqërisë civile
  43. Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës
  44. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  45. Xhejrane Lokaj, Aktiviste e shoqërisë civile
  46. Youth Initiative for Human Rights (YIHR), Kosovë
  47. Youth Initiative for Human Rights (YIHR), Beograd

ÇMIMI PËR MEDIA – Kosovë dhe Serbi // AFATI I APLIKIMIT ËSHTË ZGJATUR!

PCi fton gazetarë, kryeredaktorë, përfaqësues të mediave dhe të të tjerë të fushës që të ndajne me ne storjet e tyre për bashkëjetesën multietnike në Kosovë dhe Serbi. Ideja për krijimin e këtij Çmim e ka zanafillën në Dialogun Konsultativ të Mediave, i cili është pjesë thelbësore e programit për Ballkan të PCi.

Duke i falënderuar të gjithë ata që kanë aplikuar deri më tani për Çmimin Mediatik, PCi ju njofton për zgjatje të afatit për aplikim për tre muaj shtesë. Kjo do të thotë që storiet e publikuara/transmetuara nga tani e deri më 15 Nëntor mund të konkurrojnë për Çmimin. Afati i ri për paraqitjen e aplikimeve tani është 16 nëntor 2021. Storiet e publikuara nga 15 gushti 2020 janë gjithashtu të pranueshme.

Arsyeja për zgjatjen e afatit është nxitja e gazetarëve për të gjeneruar përmbajtje mediatike që eksploron anët pozitive të bashkëjetesës shumetnike. Të gjitha aplikimet e dërguara deri më tani mbeten ende në garë, por duam t’u japim gazetarëve dhe redaktorëve kohë shtesë për të ndjekur storie që kualifikohen për vlerësim me Çmimin Mediatik PCi. U urojmë fat të gjithë atyre që duan të futen në garë për këtë çmim.

Për informata të hollësishme se si të aplikoni, ju lutem referojuni Termave të Referencave, të cilat janë të qasshme në tri gjuhë përmes linqeve më poshtë (gjuhë angleze, serbe dhe shqipe).

Të drejtë aplikimi për Çmimpër Media kanë personat/mediumet storjet e të cilëve janë publikuar gjatë periudhës 15 gusht 2020 deri 15 nëntor 2021. Afati i fundit për aplikim është me 16 nëntor 2021 nëpërmes këtij linku: https://forms.gle/3XWBbGFMMJqBtiw47.

ÇMIMI PËR MEDIA – Kosovë dhe Serbi //Thirrje për aplikim

PCi fton gazetarë, kryeredaktorë, përfaqësues të mediave dhe të të tjerë të fushës që të ndajne me ne storjet e tyre për bashkëjetesën multietnike në Kosovë dhe Serbi. Ideja për krijimin e këtij Çmim e ka zanafillën në Dialogun Konsultativ të Mediave, i cili është pjesë thelbësore e programit për Ballkan të PCi.

Thirrja për aplikim është e hapur deri në mesin e muajit gusht dhe aplikimet tuaja do të vlerësohen nga një juri profesionale e cila do të përzgjedh storjen fituese dhe medien përkatëse.

Për informata të hollësishme se si të aplikoni, ju lutem referojuni Termave të Referencave, të cilat janë të qasshme në tri gjuhë përmes linqeve më poshtë (gjuhë angleze, serbe dhe shqipe).

Të drejtë aplikimi për Çmimpër Media kanë personat/mediumet storjet e të cilëve janë publikuar gjatë periudhës 15 gusht 2020 deri 15 gusht 2021. Afati i fundit për aplikim është me 16 gusht 2021 nëpërmes këtij linku: https://forms.gle/3XWBbGFMMJqBtiw47.